Pas thyerjes së heshtjes për publikimin dhe shpërndarjen e videove intime ku shfaqej me kompozitorin Adi Hila, Eli Fara ka reaguar me një tjetër qëndrim.
Këtë herë, ajo ka shpërndarë postimin e një ndjekësi që i ka dalë në mbrojtje, por ajo që vihet re është qasja më e drejtpërdrejtë ndaj kompozitorit.
“Eli nuk ka bërë asgjë të shëmtuar apo të keqe. Ka bërë atë që ka pasur dëshirë të bëjë me trupin dhe ndjenjat e saj. Dhe Adi Hila, që ka bërë videon, ka bërë pikërisht atë që do të bënte thuajse çdo mashkull shqiptar, për t’u mburrur me shokët apo miqtë se me çfarë femrash merrem unë.”
Në denoncimin e saj, Fara nuk e përmendi drejtpërdrejt Adi Hilën dhe në reagim tha vetëm se “çështjen do t’ia linte në dorë drejtësisë.”
Nga artistet e përfshira, deri më tani vetëm Monika Lubonja ka bërë me dije se e ka denoncuar Adi Hilën. Ndaj këtij të fundit kanë nisur hetimet për cenim të privatësisë dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, pasi hard-disku i sekuestruar, ishte i dëmtuar.
-
Po pse moj zonje asgje gabim?Nuk eshte i martuar ai dhe ka nje Familie?Apo nuk eksiston me Moral tek njerzit.
Përgjigju










Komente
Komento