TIRANE - Bastiset kasaforta e kompanisë së ndërtimit 'ALBVIA' ne Tiranë ku aksioner është bashkëshorti i deputetes socialiste Mimoza Hafizi. Mëngjesin e së djelës autorë ende të paidentifikuar kanë arritur të marrin pa thyerje kasafortën e zyrës. Mister mbetet shifra e vjedhur që ishte në kasafortë është 300 mijë dollarë apo 600 mijë lekë?
Punonjësit e kompanisë ku administrator është Sherif Rakipaj, i thanë policisë se në kasafortë ka qenë një shumë parash dhe më pas janë futur edhe rreth 250 mijë dollarë të tjera, duke e çuar shifrën që mund të jetë vjedhur në më shumë se 300 mijë dollarë.
Pavarësisht kësaj shifre dhënë nga kompania, Shqiptarja.com mëson nga zyrtarë të policisë së kryeqytetit se janë vjedhur 600 mijë lekë dhe jo 300 mijë dollarë siç pretendon kompania. Megjithatë ende mbetet mister se sa lekë kishte në të vërtetë në kasafortë dhe sa morën personat e identifikuar prej tyre.
Vjedhja u konstatua vetëm pasditen e të dielës nga administratorët që më pas njoftuan edhe policinë, e cila nisi hetimet me kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe marrjen e dëshmive të ndryshme.
Sipas policisë persona të paidentifikuar mëngjesin e të dielës, hynë në zyrat e kompanisë së ndërtimit, aksioner i së cilës është edhe Hasan Hafizi. Që aty autorët arritën të shkëpusnin kasafortën në të cilën ndodhej shuma e parave.
Nga dëshmitë e marra nga policia është mësuar se autorët janë afruar me një triçikël që përdoret për transport mallrash të vjetra, për t’u fshehur më mirë. Nga informacionet e marra nga policia dyshohet se autorët kanë qenë së paku tre persona të veshur me xhupa me kapuç dhe së bashku mundën të zbrisnin kasafortën duke u larguar në drejtim të panjohur.
Pamjet e disa kamerave filmike, të zonës aty pranë nuk e kanë ndihmuar policinë për të zbardhur krimin. Hetuesit ndërkaq kanë shoqëruar në ambientet e policisë së paku 10 persona të dyshuar për ngjarjen.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com