Godina e shkollës “Myslim Shima” në zonën e Yzberishtit ka rënë pre e një grabitjeje, përmes së cilës i është vjedhur laboratori i informatikës.

Të dhënat e policisë, bëjnë të ditur se, autorët e kësaj vjedhje janë Denis Kodra 20 vjeç dhe Jetnor Laho 20 vjeç. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe një tjetër person, i cili ka qenë bashkëpunëtori i dy të rinjve në vjedhjen e realizuar.
shkolla

Të rinjtë morën në ambientet e shkollës 10 kompjutera, një video projektor, si dhe disa aksesor të tjerë.

shkolla

Policia ka bërë të mundur edhe gjetjen e kompjuterëve të cilët ishin vjedhur nga të rinjtë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)