Një lokal është vjedhur orët e parë të mëgjesit të së hënës në zonë e Leskovikut në Korçë. Sipas policisë mësohet se lokali ishte në pronësi të shtetasit Arti Pasho. Burime nga policia bëjnë me dije se një person i paidentifikuar ka hyrë gjatë natës në ambientet e bisnesit të lokalit , ku është vjedhur një televizor dhe produkte të ndryshme ushqimore. Mësohet se pronari e ka kontatuar grabitjen rreth orës 4 të mëngjesit .
Ndërkohë që policia ne vëndngjarje ka filluar hetimet e po kryen veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.