PRESPË- Eshtë vjedhur sërish kisha e “Shën Vasilit” në fshatin Lajthizë në Komunën e Pustecit. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa hajdutët kanë marrë në këtë objekt kambanën e kishës si dhe kanë prishur edhe ikona brenda në kishë.


Prifti i zonës Aleksi ka thënë se ky është rasti i pestë që vidhet kisha e “Shën Vasilit” dhe asnjëherë nuk janë gjetur autorët. Ai i ka bërë thirrje policisë të marrë masa për gjetjen autorëve. Kisha e “Shën Vasilit” është ndërtuar në shekullin e XVIII.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)