TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 4-ër shtetas që dyshohet se vidhnin automjete, ndërsa u shpallën në kërkim disa persona të tjerë.
Arrestimi i këtyre personave është realizuar nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë rreth orës 20.00 të 28-Nëntorit. Të arrestuarit janë, Iljaz Meçani, 22 vjeç, banues në Tiranë, Genc Kasalla, 47 vjeç, banues në Fushë Krujë, Ilir Kasalla, 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, Andi Lukani, 24 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe Pëllumb Jangozi, 39 vjeç, banues në Thumanë- Krujë, ndërkohë që u bë shpallja në kërkim e disa shtetasve të tjerë dhe për arsye hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tyre.
Këta shtetas dyshohet se janë autor të shumë vjedhjeve të automjeteve të ndodhra në kohë e vende të ndryshme, të cilët, pasi i vidhnin i çmontonin dhe i shisnin ato me pas për pjesë këmbimi në Fushë Krujë.
Policia e Tiranës bënë të ditur gjithashtu se u sekuestrua në cilesinë e provës materiale automjeti i vjedhur tip "Mercedez Benc" me targë DR 8912 C, ne pronesi te shtetasit E.Z, si dhe disa pjese te tjera automjetesh. Gjithashtu gjatë hetimit u bë e mundur dhe dokumentimi i 8 vjedhjeve të automjeteve. Materialet i kaluan për hetim te metejshem Prokurorise se Rrethit Tiranë./ATSh/