Vidhnin biçikleta në Tiranë dhe më pas i shisnin, 2 në pranga

Vidhnin biçikleta në Tiranë dhe më pas i shisnin, 2 në pranga

Biçikletë e sekuestruar nga policia

Tiranë-Dy persona, njëri 34 dhe tjetri 36 vjeç janë vendosur në pranga pasi vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës dhe më pas i shisnin.

Uniformat blu kanë sekuestruar 2 dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, në cilësinë e provës materiale.

Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit fizik të një prej të arrestuarve.

Operacioni u kodua 'Dynamic'.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës, bazuar në inteligjencën informative për dy shtetas që vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Dynamic".

Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtetasit F. T., 34 vjeç, dhe E. K., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta 2 shtetas dyshohet se kanë vjedhur biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës dhe më pas i kanë shitur. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 biçikleta të dyshuara të vjedhura. 

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës