Katër shtetas janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Gjatë një aksioni kontrolli nga grupi i punës i OSHEE në Tiranë, shtetasi Lulzim V, 44 vjeç; Blerim Sh, 36 vjeç; Agim Sh, 60 vjeç; dhe Alfred Sh, 40 vjeç; të katërt banues në Kodër Kamëz, janë kapur duke marrë energji elektrike në mënyrë të paligjshme.