Prej 5 ditësh OSHEE vijon një aksion në rajonin e Shkodrës, ku përfshihet Lezha, Shëngjini, Puka, etj, për të ndaluar abuzimet me energjinë elektrike.
Nga ky aksion janë proceduar në polici 10 raste abonentësh privatë të cilët kishin ndërhyrë në matës duke paguar deri në 65% më pak.
Tre nga të proceduarit janë subjekte private në fushën e hotelerisë në zonën e Velipojës, të cilët kanë përfunduar në polici, për shkak të “manovrave” që kishin bërë më matësin, ata janë: P.C, A.F dhe PG.
Të tjerë abonentë privatë janë:
-A.M pronar kompleks kalçeto në Shëngjin,
-D.J pronar supermaketi në zonën e plazhit Pulaj Velipojë,
-Gj.N dhe A.P në fushën e supermarketeve (nuk kishin kontratë me OSHEE) (foto bashkëlidhur),
-Subjekti A.N.K sh.p.k në fushën e përpunimit të gurit/zhavorr (lavatriçe),
-B.P – 2010, kompleks shërbimesh në Zadrimë, si dhe F.L pronar i katër subjekteve në Shkodër (foto bashkëlidhur).
Edhe pse në fokus të kontrolleve kanë qenë subjektet private, gjatë aksioneve, probleme me ligjin kanë pasur edhe abonentët familjarë, për cenim të matësit, apo lidhje të paligjshme.
Abonentët nga Shkodra me inicialet L.L, N.K, P.P, kishin ndërhyrë në matës duke paguar 43% më pak energji se sa konsumonin, si dhe kishin kryer lidhje të paligjshme.
Aksioni po vijon ende ku priten të tjera shoqërime në polici.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com