/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Shkodrës ka arrestuar katër shtetas, të cilët vidhnin sinjalistika rrugore me qëllim shitjen e tyre.
Burime policore nga ky qytet bëjnë të ditur se mbrëmë në orët e vona të natës, blutë e Shkodrës arrestuan katër shtetas, duke i ndaluar në kushtet e flagrancës teksa po tentonin të vidhnin disa sinjalistika rrugore pranë lagjes "3 Heronjtë".
Të arrestuarit janë, Viktro Germusha, 20 vjeç, Paulin Guri, 23 vjeç, Kristian Cingarja 22 vjeç dhe minorenin me inicialet, A.C, të moshës 17-vjeçare.
Këta shtetas u ndaluan nga patrulla e policisë së shërbimit, që pikasi veprimtarin kriminale të katër shtetasve, duke i prangosur ato. Gjatë arrestimit u sekuestrua si provë materiale një tubë hekuri dhe një tabelë sinjalistikë, si dhe një semafor, të cilat ishin vjedhur nga autorët. Policia dyshon se këta shtetas janë autor edhe të vjedhjeve të tjera dhe për këtë arsye ka nisur një hetim të gjerë ndaj tyre.
Problematika, nga aksidentet tek minorenët...
Vjedhja e sinjalistikave rrugore është një fenomen i vjetër në vendin tonë dhe shpesh herë është bërë shkak edhe për shumë aksidente automobilistike me pasoja edhe tragjike. Në qytetet kryesore të vendit, kryqëzimet kryesore janë të pajisur me kamera sigurie, por në autostradë vjedhja e tabelave sinjalizuese është kthyer në një trend mjaft të rrezikshëm dhe vështirësisht të kontrollueshëm. Problematik tjetër e evidentuar nga Policia lidhur me vjedhjen e sinjalistikave rrugore është fakti i përfshirjes së minorenëve në këtë veprimtari joligjore, duke e kthyer këtë fenomenin në një problem social.
/Shqiptarja.com