Forcat e policisë së komisariatit numër 4 në Tiranë kanë arrestuar shtetasin Stefan Agolli, 37 vjeç, me akuzën e vjedhjes në linjat urbane. Ndalimi i tij u bë sepse më datë 16.06.2014, në orën 17:30, në rrugën “Bardhyl” në autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se ka vjedhur protofolin, me një shumë prej 7200 lekë, një shtetaseje.

Stefan Agolli është kapur menjëherë pas ngjarjes në kryqëzimin e “Brrylit” në momentin që do të hidhte në lumin e Lanës sendet e vjedhura. Në cilësinë e provës materiale ju sekuestruan sendet e vjedhura. Nga puna e bërë dhe nga kontrolli i banesave të shtetasit Stefan Agolli, është bërë dokumentimi i 10 vjedhjeve të ndryshme.
 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)