‘Vihet në lëvizje’ policia në Dibër, kontrolle intensive për parcela kanabis

78 efektivë të Policisë së Dibër , me mbështetje edhe të specialistëve të Sektorit të Hetimit të Krimit si dhe forcat “Shqiponja”, prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, kanë ushtruar kontroll masiv në territor, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Drejtori Vendor i Policisë ka porositur të gjitha shërbimet  që të ushtrojnë kontroll të detajuar në ambiente të hapura dhe të mbyllura, të dyshuara për kultivim të bimëve narkotike që mund të shfrytëzohen nga individë apo grupe kriminale, për kultivimin e bimëve narkotike apo përgatitjen e kultivimit të fidanëve të bimëve narkotike.

11 grupet e kontrollit, kanë ushtruar kontrolle në zona pyjore, tunele, banesa të braktisura, sera e magazina të ndryshme  dhe nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrolli i imtësishëm i territorit vijon çdo ditë në të gjithë qarkun e Dibrës, në përmbushje të prioritetit kryesor, parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin