Vihet në funksion pavioni i Hemodinamikës në spitalin e Fierit, Rama inspekton punimet

Në spitalin rajonal të Fierit është vënë në funksionim për herë të parë, pavijoni i ri i Hemodinamikës, investim i qeverisë për të përmirësuar shërbimin e kardiologjisë. Që prej muajit shkurt, aty janë kryer 28 koronarografi, vendimtare për diagnostifikimin e sëmundjeve të rënda të zemrës.

Kryeministri Edi Rama, sëbashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi pavijonin e ri, i cili shënon qendrën e katërt publike të hemodinamikës  që mbulon me shërbim jugun e vendit.

Ministrja Manastirliu u shpreh se me çeljen e këtij pavijoni, do të reduktohet ndjeshëm lista e pritjes dhe ulet fluksi i pacientëve që e kryenin këtë ekzaminim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Hapja e këtij kabineti është bërë në shkurt dhe janë 27 raste që kanë bërë koronarografinë dhe do të zgjerohet si shërbim se planifikohet që gjatë një viti të mbulohen rreth 1 mijë raste të pacientëve me sëmundje kardiake. Është një laborator që është i pajisur me angiografi të  re në vlerën 700 mijë euro, plus 8 pajisje bio-mjekësore. Por më i rëndësishëm në këtë strukturë është ekipi mjekësor që në fakt falë përfundimit të specializantëve dhe falë mjekëve të rinj që kemi në shërbim, por mbi të gjitha të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza, do të kemi mundësinë që gjithë zona e Jugut të trajtohet, jo duke vajtur në Tiranë, por  pikërisht në këtë laborator për rrugët kardiovaskulare.  Reduktimi i listës së pritjes do të jetë evident tashmë, pasi bashkë me laboratorin e Shkodrës mbulojmë shërbimin dhe shtrijmë në të gjithë vendin,”- tha Manastirliu.

Qytetarët e cilësojnë një lehtësim të jashtëzakonshëm faktin që këtë shërbim jetik  mund ta marrin pranë vendbanimit të tyre dhe në kushtet më optimale. Ata dëshmojnë se dallimi me të shkuarën e afërt është shumë i madh.

“Ju faleminderit shumë se kemi vajtur 3, 4 herë në Tiranë, me shoqërues. Jo vetëm ne, por i gjithë jugu. Mjeku që është këtu është hero, na vjen tërë natën dhe na pyet. Kam qenë para 6 vitesh i shtruar këtu nga diabeti, por atëherë nuk rrihej dot. Për mua këtu janë bërë investime gati sa për 50 vite rresht.”

Ndërkohë që mjeku kardiolog shprehet se të gjitha rastet kur është intervenuar kanë dalë me sukses të plotë. “Koronarografia e parë në spitalin rajonal të Fierit është kryer më 14 shkurt të këtij viti. Nga ajo ditë, ky është rasti i 28 që ulet në këtë tavolinë operatore. Të gjitha rastet kanë shkuar shumë mirë. Ka patur nga të gjitha llojet e sëmundjeve që kanë kryer koronarografi. Është bërë infarkt akut, sëmundje ishemike e zemrës. Ka patur valvula që kanë qenë thjesht koronarografi diagnostikuese. Janë kryer të gjitha dhe kanë shkuar shumë mirë deri tani,”- shprehet ai.

Shefi i shërbimit të kardiologjisë në QSUT Artan Godo, që sëbashku me ekipin e Tiranës kanë një rol të rëndësishëm në trajnimin e mjekëve të rinj, u shpreh se nëse ndërhyhet shpejt dhe me efikasitet, ulet ndjeshëm rrezikshmëria e sëmundjeve. “Është një kënaqësi e veçantë kur sheh që koronarografia po shtrihet në të gjithë vendin. Kjo është qendra e katërt publike që realizohet në  pak vite. I jep mundësi këtij shërbimi që të afrohet tek njerëzit, sepse shpejtësia ka rëndësi në rezultat dhe shpresojmë që privilegjin që ka pasur veriu deri tani, ta ketë dhe jugu me ndërhyrjet në sëmundjet kaq të rrezikshme, që bëhen të thjeshta kur ndërhyhet. Kam besim të plotë tek ekipi që është trajnuar për ta realizuar këtë gjë.”

Aktualisht në qendrat e hemodinamikës të Shkodrës dhe të Fierit trajtohen vetëm rastet e programuara, ndërkohë që synimi është që të priten edhe urgjencat. “Ne duam që  qendrën e Shkodrës dhe të Fierit t’i bëjmë qendra që të presin dhe urgjenca, sepse aktualisht ata presin vetëm listën e pritjes. Padyshim edhe spitali “Shefqet Ndroqi” do të jetë një nga qendrat ku ne vizionojmë jo vetëm një shërbim 24 orë, por edhe hapjen e kardiokirurgjisë,” – shprehet ministrja Manastirliu. ​

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!