Në Rinas kanë mbërritur mbrëmjen e sotme një sasi prej 50.000 dozash vaksine coronavac. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Rama, përmes një postimi në Facebook.
"Aeroporti “Nënë Tereza” - 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani", ka shkruar Rama.
Kujtojmë se deri tani nw vendin tonw ka shkuar nw mbi 870 mijw numri i vaksinimeve kundër koronavirusit të kryera që nga fillimi i fushatës së vaksinimit. Procesi i vaksinimit në vend vijon me ritme mjaft të shpejta, ndërsa po ashtu çdo javë mbërrijnë doza vaksinash.
Ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit anti-COVID edhe te të burgosurit, pas vaksinimit të policëve të Burgjeve. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka njoftuar se ky proces ka nisur në burgun e grave 'Ali Deni', 'Jordan Misja', i njohur si '313' dhe në burgun e Fierit. Nga sa mësohet, ato po marrin doza të vaksinës Prizer dhe Sputnik. Ajo që mësohet është se në burgun e Fierit kanë marrë dozën e parë 42 të dënuar, teksa nuk ka një shifër konkrete mbi numrin total të të dënuarve të vaksinuar.