Vijojnë problemet me emigrantët
në kampin e Idomenit në Greqi

Vijojnë problemet me emigrantët<br />në kampin e Idomenit në Greqi
Përleshje të reja të përgjakshme mes refugjatëve të larguar nga Idomeni kanë ndodhur në Greqinë e veriut, pranë kampit “Nea Kavala” në Kilkis. Një grup prej 10 irakianësh sulmuan me gurë, shkopinj dhe objekteve të mprehta disa refugjatë sirianë, duke plagosur 4 prej tyre të cilët tashmë trajtohen në spitalin e Kilkisit. Ndërkohë, edhe në Evzoni, në hotelin “Hara” ku strehohen një numër i madh emigrantësh, një 19-vjeçar nga Pakistani është qëlluar me armë zjarri nga bashkëkombas të tij, për mosmarrëveshje për një shumë parash. Por edhe të dielën e kaluar, një sirian është qëlluar me thikë nga 5 persona në Kilkis, në një benzinatë që perdorej prej kohësh si një kamp i vogël refugjatësh.

Qeveria greke ka deklaruar se janë mbi 4.000 emigrantë të larguar me dëshirën e tyre nga kampi i Idomenit në ditët e evakuimit të tij, të cilët janë shpërndarë në zonën përreth me shpresën se do të hapet një ditë kufiri dhe do të mund të largohen drejt Europës Qendrore. Në planin më emergjent të qeverisë parashikohet transferimi i tyre në kampet e organizuara me qëllim shmangien e incidenteve të përgjakshme mes tyre.
Orët e fundit, edhe organet bullgare kanë kthyer në Greqi 56 emigrantë nga Afganistani, të cilët kishin kaluar në mënyrë të paligjshme në tokën bullgare.
Deri tani nuk është raportuar nëse grupe nga këta emigrantë, që ndodhen jashtë kampeve, po drejtohen drejt kufirit shqiptar.
 
Sfida
Vendet e Ballkanit përballen me sfidën e integrimit të emigrantëve të mbërritur në Europë nga Lindja e Mesme pas shndërrimit të ngadaltë të tyre nga vendet tranziti në shtete të destinacionit final. Komisioneri i Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut, Niels Muiznieks, ka marrë në analizë situatën e refugjatëve duke identifikuar problemet kryesore me të cilat ndeshen këta njerëz sot në shoqëritë europiane nisur nga mungesa e kurseve të gjuhës, sistemi arsimor jo i përshtatur për fëmijët e refugjatëve, procedurat tejet të komplikuara të bashkimit familjar, procedurat e stërzgjatura të përfitimit të nënshtetësisë si dhe niveli i ulët i punësimit për të ardhurit.

Muiznienks tha se problemi më i madh i vendeve ballkanike tani është fakti që emigrantët duan të qëndrojnë. Shtetet e Ballkanit e kanë parë tradicionalisht veten si vende tranziti, por tani po kthehen gradualisht në vende destinacioni. Që gjërat të funksionojnë, politikave të integrimit dhe sidomos arsimi gjithëpërfshirës, qeveritë e rajonit do të duhet t’iu japin përparësi, thekson komisioneri. Muiznieks shpjegon se procesi i integrimit të refugjatëve është i destinuar të rrethohet nga vështirësi, sidomos për ato shtete që nuk janë gjendur më parë në pozita të tilla.

Në Ballkanin Perëndimor, kemi një kombinim faktorësh të tjerë, kujton ai duke sjellë si shembull marrëdhëniet e brishta etnike, të cilat mund të vuajnë akoma më shumë nga rritja e ksenofobisë apo ndjenjat kundër emigrantëve. Por, zyrtari i lartë i mëshon idesë së politikave të shëndosha, integrimi është i arritshëm edhe në shtetet me burime të kufizuara, siç është rasti i Portugalisë.


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë