TIRANE-Në këto ditë me temperatura super të nxehta, qytetarët e Tiranës duhet të përballen dhe me ndërprerjen e energjisë elektrike.
Në zona të ndryshme të Tiranës vijojnë pa kriter ndërprerjet e energjisë.
Kështu paraditen e sotme, qendra e Tiranë është aktualisht pa drita, si dhe zona e ish-stadiumit ‘Qemal Stafa’.
Ndërprerjet kanë qenë të shpeshta.
Shkeputjet e energjise dhe me pas rikthimi me fuqi ka sjellë dëme të shumta në këto zona, duke djegur shume pajisje elektronike, si dhe dëme për bizneset që operojnë në këtë zonë.
Qytetarët shprehen të revoltuar, pasi ka rreth 1 javë që OSHEE vijon me këtë program duke shkaktuar përveç dëmit psikologjik dhe atë material që është i konsiderueshëm.
Më herët gjatë kësaj jave, një ndërprerje e energjisë elektrike solli edhe shkëputjen e sinjalit të “Report TV” pasi sistemi elektrik mbrojtës i televizionit u prish.
(D.T/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com