Vijon numërimi për Këshillat
Bashkiak ASHE 64%, APPD 32%

Vijon numërimi për Këshillat<br />Bashkiak ASHE 64%, APPD 32%
TIRANË -Procesi i numërimit të votave për Këshillat Bashkiak në të gjithë vëndin po shkon drejt fundit ndërsa është numëruar rreth 94 % e të gjithë kutive të votave në rang vendi.
 
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ Partia Socialiste kryeson me numrin e votave ku ka marrrë mbi 385 mijë vota ose e përkthyer në përqindje me shumë se 26 përqind, Partia Demokratike ka marrë 293 mijë vota ose rreth 21 % të votave.
 
Po ashtu Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë rreth 241 mijë vota ose rreth 17 përqind, PDIU ka marrë rreth 58 mijë vota ose mbi 4 përqind të votave , PR ka marrë rreth 48 mije vota ose 3.5 % të votave.
 
Po ashtu FRD ka marrë rreth 28 mijë vota ose rreth 2 % të votave në rang kombëtar.
 
Ndërkaq nga të dhënat zyrtare të KQZ, PDK , PDS, PSD, PSV91 dhe LZHK kanë marrë mbi 1 përqind të votave ndërsa partitë e tjera kanë marrë më pak së 1 % te votave.
 
Procesi numërimit të votave në Këshillat Bashkiak vijon edhe gjatë ditës së sotme , në bashkitë Tiranë, Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe.

Ne baze te aleancave ASHE ka marre 64.17 % te votave deri tani, ndersa APPD ka frumbulluar 31.88 % te votave per Keshillat Bashkiak 



ASHE fiton betejën për këshillat me 670 anëtarë, APPD 422
E ndërsa kanë mbetur dhe pak kuti për t’u numëruar me fletët e votimit për këshillat Bashkiak në gjithë vendin, rezultatet e deritanishme që pritet të mos kenë edhe ndryshime, tregojnë për një epërsi të dukshme të së majtës me mbi 679 këshilltarë, ku Partia Socialiste ka 395 këshilltarë, LSI 284.

Pas saj vjen koalicioni i djathtë që ka fituar 422 këshilltarë, ku Partia Demokratike renditet e para me 292 këshilltarë, Partia Republikane me 61 etj.
 
Ajo që bie në sy është kryesimi edhe i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku e majta ka shumicën me 42 këshilltarë, 25 Partia Socialiste 13 LSI, ndërsa PD do të ketë vetëm 17 këshilltarë, shoqëruar me 3 të PDIU-së, 1 PR dhe 1 i pavarur.

Këshilltarët bashkiak në gjithë Shqipërinë
Partia Socialiste 395 Këshilltarë Bashkiakë
Lëvizja Socialiste për Integrim 284 Këshilltarë Bashkiakë
Partia Demokratike 292 Këshilltarë Bashkiakë
PDIU 61 Këshilltarë Bashkiakë

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa 

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa