Vijon numri i lartë i të infektuarve/ 302 raste të reja me COVID dhe 4 viktima në 24 orë! Rekord infektimesh në Tiranë

Vijon numri i lartë i të infektuarve/ 302 raste të reja me COVID dhe 4 viktima në 24 orë! Rekord infektimesh në Tiranë

Spitali Infektiv dhe tabela e përditësimit

Numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri vijon të mbetet i lartë. Këtë të shtunë u raportuan 302 raste të reja me nga 1329 testime të kryera në të gjithë vendin.

Shifrat më të larta u shënuan në qytetin e Tiranës, ku u regjistruan 196 të prekur.

Fatkeqësisht 4 persona të tjerë kanë humbur jetën duke e ccuar numrin total të viktimave në 473. 

Gjatë 24 orëve të fundit u shënua dhe një rritje e numrit të të shëruarve ku 82 qytetarë kanë fituar betejën me virusin.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1329 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 82 qytetarë, duke e çuar në 10548 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. 

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 196 të prekur në Tiranë, 31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë, 8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër, 4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos, 1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 77 vjeçar dhe një 80 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Fier, një 82 vjeçar nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

COVID-19 – Statistika (24 Tetor 2020)

Raste të reja ditore          302

Të shëruar ne 24 orë        82

Të shtruar në spitale       264

Humbje jete në 24 orë        4

Testime ditore               1329

Testime totale            115710

Raste pozitive             18858

Raste të shëruara       10548

Raste Aktive                 7837

Humbje jete                    473

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3966

Durrës              755

Shkodër           491

Fier                  511

Korçë              479

Lezhë             379

Elbasan          344

Vlorë               308

Berat               222

Kukës              190

Dibër                 96

Gjirokastër        96
 

Tabela e përditësimit

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skaran: 25/10/2020 07:25

    Jane pozitive asintomatke apo te semure? Ndryshim kolosal

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës