UASHINGTON - Një grup i zyrtarëve të lartë të SPAK bashkë me kreun e këtij institucioni, Altin Dumani ndodhen këtë javë në Uashington, DC, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një vizitë studimore.
Pjesë e delegacionit është edhe Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, prokurorët që po hetojnë dosjen e Sali Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani i cili pasoi me ndërtimin e 19 kullave dhe sipas SPAK i dha një fitim prej 5.4 milionë euro dhëndrit të ish kryeministrit.
Përmes një njoftimi të postuar sot (31 tetor) në facebook shoqëruar edhe me një fotogaleri ambasada amerikane informon se të udhëhequr nga anëtarët e ekipit të Zyrës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit të Ambasadës së SHBA në Tiranë (OPDAT), zyrtarët e SPAK-ut u takuan me drejtuesit kryesorë të Departamentit të Drejtësisë nga OPDAT dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP).
Prokurorët e SPAK diskutuan gjithashtu sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të Shteteve të Bashkuara, i cili mbron gjyqtarët, prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët federalë të Amerikës, informoi më tej ambasada amerikane përmes një postimi në facebook.
Pjesë e delegacionit janë dhe prokurorët Dorina Bejko, Klodiran Braho, Vladimir Mara.
Ish kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të paraqitet në gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë ndërsa është përpjekur të mbrojë veten dhe dhëndrin në deklaratat e tij publike në të cilat shpesh ka akuzuar dhe shantazhuar prokurorët e SPAK duke i akuzuar se janë vegla në duart e kryeministrit Edi Rama.
Vizita do të përfshijë gjithashtu takime me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Departamentin e Drejtësisë, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI).
Dosja 'Partizani'
Hetimet për privatizimin e ish kompleksit Partizani nisën pas një kallëzimi bërë në SPAK nga Taulant Balla atëherë kreu u grupit PS.
Në dosjen “Partizani” Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi akuzohen për “korrupsion” dhe “pastrim parash”, ndërsa Sali Berisha vetëm për “korrupsion pasiv”. Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi, shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri.
Ndërsa në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, Malltezi dyshohet se ka kryer pastrim të produkteve të veprës penale, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri mbi 5 milionë euro.
Nga ana tjetër edhe Bektashi dyshohet se ka kryer korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në bashkëpunim me Malltezin, duke i dhënë atij përfitimeve të paligjshme në shuma të mëdha, me qëllimin e përbashkët për të bërë ndërtime në terrenet sportive. Ai dyshohet se në bashkëpunim me Malltezin kanë kryer pastrim të produkteve të veprës penale teksa kanë fshehur origjinën e vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të Malltezi, duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.
Kryerilindasit edvin po i merren mendt,po e leshojne gjunjet....mbahu edviin mbahu se salehu vajti ne te semes edviiinn
PërgjigjuNdaj paska qene me ngut ajo pune. Meqe prokuroret do iknin 'jashte shtetit' smund te linin personat nen hetim 3 vjecar ti ndiqnin nga pas...
PërgjigjuSkenar. Nqs nuk behet hetim i plotë pasuror per keto persona do te thotë se në këtë vënd nuk do të ketë kurrë drejtësi.
Përgjigju