Zjarri në Tepelenë, vijon edhe gjatë pasdites së sotme, ku flakët janë përhapur shumë pranë rrugës në fshatin, Luzat pa shkuar tek ‘Uji i Ftohtë’ në Tepelenë.
Rreth 120 efektivë të Forcave të Armatosura, forca zjarrfikëse të bashkisë së Tepelenës me mjetet e nevojshme, ndihmuar edhe nga helikopteri Cougar dhe një helikopter i ushtrisë sonë janë angazhuar në aksionin për shuarjen e zjarrit në fshatin Luzat, bashkia Tepelenë, ku era e fortë përhapi në kohë të shpejtë flakët në një sipërfaqe me bimësi. Ndërhyrja e menjëhershme e forcave bëri të mundur të shmanget rreziku për një nga banesat.
Situatën e ndoqi nga afër vetë Ministri i Mbrojtjes z.Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga Prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise Kote dhe Komandanti i Forcës Tokësore Gjeneralmajor Ilir Xhebexhia.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Lajmi kryesor:
Ministria bën ‘bilancin’, 7 vatra zjarri aktive në vend! Tepelena nën 'pushtetin' e flakëve, situata jashtë kontrollit
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)