Vlora është përfshirë nga atmosfera festive mbrëmjen e së dielës, ku tifozët norvegjezë kanë festuar fitoren historike të Norvegjisë ndaj Brazilit, sukses që i siguroi ekipit skandinav kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Mes brohorimave dhe flamujve kuq e blu të Norvegjisë, ata kanë interpretuar edhe festimin karakteristik “Viking Row”, duke “lundruar” simbolikisht si vikingët në Sheshin e Flamurit.

Festimet e tifozëve norvegjezë janë bërë një nga simbolet e këtij Botërori, duke u përsëritur në shumë qytete ku ndodhen mbështetësit e ekipit.