TIRANË- Sot në orën 18:00 do të mbahen homazhe edhe në Tiranë në nder të personave të pafajshëm që humbën jetën në masakrën e 13 nëntorit në Paris. Homazhet do të zhvillohen tek presidenca në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe për këtë arsye policia do të bllokojë lëvizjen e automjeteve në disa akse.
Bllokimi do të nisë në orën 17:00 nga "Ura e Dajtit" , dhe "Libri Univeristar" në drejtim të sheshit " Nënë Tereza".
Gjithashtu nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në segmentin bulevardi ”Dëshmorët e Kombit”, përballë Institucionit të Presidentit te Republikes (nga Hotel Sheratoni, Sheshi “Nënë Tereza” deri tek kryqëzimi me Hotel “Rognerin”).
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com