Ish­-Kryeministri i Rumanisë Vikton Ponta ka marrë shembull foton e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, për të treguar atë që ai e quan si "izolim" të zyrtarëve të nivelit të lartë rumun.

Ponta i referohet vizitës së presidentit rumun në SHBA, i cili nuk është pritur në takim nga presidenti Obama, por vetëm nga asistenti i sekretarit të Shtetit.

“Është gjë e mirë të mos humbësh kohë si të tjerët – si njëri në këtë foto. Në të majtë është Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili u prit në një takim zyrtar në Shtëpinë e Bardhë nga dikush”, shkruan me ironi Ponta.
 
Sipas tij kjo tregon që "Rumania nuk është si Shqipëria dhe Ionhannis jo si Rama, fatkeqësisht."

rama-obama

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)