Por cilat janë vlerat e kësaj vile dhe kush ka jetuar në të?
Shqiptarja.com mëson se ne Vilen 11 ka jetuar Toma Orollogaj, ministër i Drejtësisë në qeverinë e Kostaq Kotës. 
 
Orollogaj ka lindur më 1888 në Korçë e pas studimeve  për drejtësi u kthye në qytetin e tij të lindjes, ku punoi si avokat dhe mbështeti Kostaq Kotën në përpjekjet për pavarësi gjatë kohës kur Korça kontrollohej nga francezët.
 
Më 1931 Orollogaj u bë president i Komitetit për reformën e Kodit Civil, ndërsa më vonë u zgjodh deputetit i Korçës në Parlamentin shqiptar, ndërsa gjatë pushtimit fashist iu bashkua Ballit Kombëtar. Më 1943 ai përfaqësoi Ballin Kombëtar në Marrëveshjen e Mukjes. Më 1944 ai u bë për herë të dytë ministër i Drejtësisë.
 
Pas ardhjes në pushtet të Partisë së Punës, ai u akuzua për bashkëpunim me forcat naziste dhe u ekzekutua në shtator 1947.