Vila me papafingo 'djeg' kreun e Prokurorisë së Lushnjes, shkarkohet edhe drejtuesi i Fierit

Vila me papafingo 'djeg' kreun e Prokurorisë së Lushnjes, shkarkohet edhe drejtuesi i Fierit

Drejtuesit e Prokurorive të Fierit dhe të Lushnjes janë shkarkuar nga detyra. Drejtuesi i organit të akuzës së Fierit, Fatmir Lushi u 'dogj' pasi nuk justifikonte pasurinë pas verifikimeve që u bënë nga KPK. Edhe kreu i i Prokurorisë së Rrethit Lushnjë, Çlirim Shahini është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi rezultoi me probleme në të tre shtyllat e vlerësimit nga Vettingu.

Trupa gjykuese që dha vendimin ishte e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Xhensila Pine. Prokurori Shahini deklaroi një objekt dy katësh + papafingo në Bashkinë e Sarandës, në vlerën e 10.5 milionë lekëve. Ai kishte deklaruar të ardhurat nga pagat dhe një hua në vlerën e 35 mijë eurove të marrë në vitin 2014, me afat shlyerje 10 vjet.

Nga analiza financiare, Komisioni ka konstatuar pamjaftueshmëri financiare të huadhënësit të 35 mijë eurove, që kishin shërbyer për shlyerjen e shpenzimeve për ndërtimin e banesës në Sarandë.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin