Vilat 1 milion euro mund t’i marrin frymën Shqipërisë dhe... një leksion nga Berluskoni

Vilat 1 milion euro mund t’i marrin frymën Shqipërisë dhe... një leksion nga Berluskoni

Saranda

Në Sarandën e bukur këtë vit kishte lindur papritur një tjetër “fshat” turistik me vilat nga 1 milion euro. Bosh. Si një fantazmë mes bregut plot jetë dhe gjallëri të jugut. Lindi, pasi pak më tutje është një tjetër fshat turistik po me vila 1 milion, që lodhet duke u mbushur me influencera përvit, me gazetarë e politikanë që flenë falas apo të paguar nga dikush. E pak më tutje akoma, ka lindur një tjetër fshat turistik me vila nga 300 a më shumë euro nata, ku nuk ofron asgjë për pushuesit veç bukurisë (të modifikuar) të së bukurës Shqipëri.

Mesa duket është “epidemi” e fshatrave 1 milion euro përderisa, duket se, po mbijnë nga jugu në veri. Një politikë që rrezikon të mos sjellë asgjë për Shqipërinë veç ndonjë nate qëndrimi të rastësishëm të ndonjë personazhi vip. Nuk mund të vijnë në ato vila të pasurit e vërtetë të Europës dhe të botës, të cilët e kanë të vështirë të qëndrojnë në një vilë afër apo mbi 1 milion euro me telat e korrentit elektrik që iu digjen mbi kokë, apo rrugët pa trotuarë, pa viza të bardha. Mund të vijnë vetëm falas. Siç e kanë të vështirë të vijë dhe shtresa e mesme e botës së qytetëruar, e cila, edhe pse mund ta gjejë këtu luksin më të lirë, e sheh shpejt se është një luks i rremë.

Atëherë, për kë mbijnë vilat afër apo mbi 1 milion euro? Siç po e shohim dhe nga kronika, dhe siç e sheh kushdo që ka hyrë qoftë edhe një herë në këto struktura, politikanë, ish-politikanë, ministra, ish-ministra, gjyqtarë, ish-gjyqtarë, gazetarë, ish-gazetarë, familjarë të tyre i sheh të dyfishuar, të trefishuar, të katërfishuar nëpër këto objekte. Të dalin në Gjirin e Lalëzit, siç dalin në Dhërmi, siç dalin në Sarandë e Ksamil. Pra, dukshëm, vilat 1 milion euro janë për ta dhe për kë pasurinë e ka përfituar nga kriminaliteti i rëndë.

Është interesant një paralelizëm që mund të bëjmë me Shqipërinë dhe Italinë. Për shembull Berluskoni, një figurë milioneri që u kopjua shumë në Shqipëri, nisi krejt ndryshe të bëjë milionat e tij të para: Ndërtoi rreth Milanos dy vendbanime të jashtëzakonshme për shtresën e mesme, quhen Milano 2 dhe Milano 3. Me material të lirë parafabrikat (që uli koston e çmimit të ndërtimit dhe shitjes së tyre) bëri apartamente dhe vila perfekte, nga superarkitektë, në një mjedis që edhe sot e kësaj dite nuk ka të njëjtë, mes gjelbërimit të pamatë (30 përqind ndërtime dhe 70 përqind gjelbërim), rregulli urbanistik, shërbime si shkolla, zyra postale, polici dhe supermarket, që joshën jo vetëm ata që nuk ishin të pasur, por edhe të pasurit që ëndërronin të jetonin në qetësi dhe në mes të natyrës, edhe pse shtëpitë e tyre nuk do të kushtonin dhjetëra milionë euro si në zona të tjera të Italisë. Pra Berluskoni, bëri shtëpi të lira, në një mjedis shërbimesh me 5 yje. Ne, bëjmë shtëpi të shtrenjta në një mjedis, ende në transformim.

Apo si në Greqinë e 6000 ishujve, ku shtëpitë e peshkatarëve, sturkturat e vogla dhe të thjeshta që u ngritën qoftë në Santorini, në Mikonos apo në shumë ishuj të tjerë, nuk ishin vila 1 milionëshe. Nisën si shtëpiza të vogla që më pas, është mjedisi, shërbimet, bukuria përreth që ua jep vlerën e tyre edhe më shumë se 1 milion.

Por Shqipëria e vogël nuk e ka luksin të harxhojë vend dhe kohë me realitete që nuk janë në proporcion me atë që ajo ofron: Mikpritje, thjeshtësi, turizëm për të rinj dhe për shtresën e mesme në Europë dhe në botën mbarë, që sheh të paarritshëm papritur një turizëm të bukur në vendet elitare (për shkak të shtrenjtimit të shërbimeve dhe të çdo gjëje që lidhet me turizmin)  dhe kërkon shpëtim në Shqipërinë deri tani me çmime të përballueshme.

Kështu, qoftë apartamentet në Tiranë, qoftë vilat në bregdet, nuk kanë asnjë logjikë pozitive tregu, mjedisi dhe kulture të kushtojnë afër apo mbi 1 milion euro.  Shqipëria prej kësaj, asgjë nuk fiton. Përkundrazi, e konkretizon në mënyrë tragjike çarjen e padrejtë, të palogjikshme dhe ta panatyrshme, sociale. Herët a vonë këto vila mund të shndërrohen si një muze në natyrë, ku turistët shqiptarë dhe të huaj, do të mund të shikojnë se si bashkëjetojnë në vila gjigande të korruptuarit e pushteteve të tranzicionit, njerëz të showbizit, si në një teatër absurd jete.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 27/07/2023 10:27

    edhe kur bejne shkrim mese realist ashtu sic mendojme te gjithe prape shkruajne per teori konspirative pse zjAlba e shkruajti kete apo ate..... Te lumte pena! Gjykim i drejte edhe ata qe do kene mundesi te blejne keto vila do kalojne neper ato rruge...me ere plehrash... dhe i rrofshin m2 brenda ...kete do te thote gazetarja dhe qe e thote sh bukur

    Përgjigju
  • Mario: 26/07/2023 21:58

    nuk po i lexoj komentet se me duken pikerisht si keto vila 1 milioneshe dhe pa asnje harmoni urbanistike apo jashte cdo lloj llogjike turizmi fiks si klishe te nje epoke ne perendim te diellit. Raportet me sherbimet elitare, gjelberimin dhe koston jane me te rendesishme per kedo qe di si fitohen 1 milion euro dhe nuk i leshon aq kollaj nga dora po hajde ta kuptojne kete ky popull i mjere ne dije. Mjafton te shohesh se si po transformohet edhe dubai me peme te blera nga te gjitha vendet e botes per te krijuar nje ambjent te tille shlodhes edhe per eskursione, biblioteka apo eliten e te pasurve qe po e zgjedhin cdo vit

    Përgjigju
  • A. N.: 26/07/2023 19:17

    Absurditeti eshte se me te njejten shifer qe ble shtepi ne nje nga kullat e radhes ne Tirane ti mund ta blesh ate ne mes te Firences, Venecias, Romes qe jane qytetet me te bukura ne bote persa i perket historise dhe kultures.

    Përgjigju
  • Ben: 26/07/2023 17:44

    Gabime scandaloze te Rames qe dha leje per vila idiote buze bregdetit shqiptar,nuk ka rendesi se kush eshte investitori. Ne asnje vend te botes nuk te lejojne te besh vila individuale buze detit,pasi e fundos ate pjese per gjithçka,ajo behet e aksesueshme nga pak persona,nuk krijohen perfitime nga comuniteti,si sherbime,vende pune,zhvillim turizmi etj.Shihni ç'behet ne disa pjese te Lalzit,Qerretit,Palases dhe tani ne Sarande etj.Keto zona kane marre fund per te pjelle business,turizem,zhvillim me nje fjale.Ok,duan vila uniforme,tip kapanonesh,ti bejne pak km larg bregdetit.Me kete stil nuk ka zhvillim per te ardhmen e afert,ose vazhdoni beni complexe vilash ushtarake gjithandej.

    Përgjigju
  • E drejte: 26/07/2023 16:52

    E drejte. ‘Gated communities’ qe po mbushin rrethinat e Tiranes, Lalezin dhe Jugun (edhe ne Korce!) nuk sjellin asgje te mire per shumicen derrmuese te shqiptareve. As deshmojne aftesine tone per te ndertuar qytete e fshatra te bukura (sidomos pas katastrofes urbane qe kulmoi ne 2000!). As mund te jetosh apo shetisesh ne rrugicat e tyre pa ndjere cdo minute hendekun e thelle me pjesen tjeter qe i ngjan pakistanit. Pastaj ai uniformiteti absolut te kujton lagjet socialiste te ndertuara pas termetit. A nuk eshte me mire orientimi i investimit masiv te parave te pastra e te pista ne projekte me interesante? A eshte e mundur qe nxiten ide per rindertimin e disa qytezave te shpartalluara ne 20 vitet e fundit te shekullit te kaluar si Ksamili apo Lukova? Po ndonje ide per Borshin e Ri, prane detit. Pa ‘gated communities’. Projektet e marines se Durresit dhe Vlores jane me interesante. Megjithesw cmimet e shitjes nuk duket te justifikojne fare koston e ndertimit dhe riskun e biznesit, te pakten ato jane pjese e qyteteve dhe mund ti vizitosh e te ndjehesh pjese e tyre.

    Përgjigju
  • Tata: 26/07/2023 16:46

    Sikur bregdeti yne te kishte shtepiza guri te pastra e komode,me peme e lule per rreth,shikoje cdo behej. Sapo te shuhet kurioziteti per shqiperine,do i dale kallaji kesaj marrie.

    Përgjigju
    • Ardiani: 30/07/2023 14:12

      Pajtohem plotësisht me opinionin tuaj dhe jam i sisurtë se këto "geto turistike" do të japin rezultate si shkollat dhe universitetet private!

  • Luciano: 26/07/2023 15:18

    Berlusconi është në ferr për leksionet që ka dha

    Përgjigju
    • Wtf: 26/07/2023 17:18

      Hajde shifi lagjet qe ka bere, pastaj fol o Luci

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’