Vildane Zeneli, së shpejti me një
projekt muzikor për fansat

Vildane Zeneli, së shpejti me një<br />projekt muzikor për fansat
E njohur në botë falë profesionalizmit të saj në fushën e modës, por me një pasion të ri edhe për muzikën Vildane Zeneli së shpejti do të sjellë një projekt të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur vetë bukuroshja me origjinë shqiptare në rrjetet sociale, ndërkohë që ka postuar edhe një foto.

Ajo shfaqet në një studio regjistrimi së bashku me këngëtarin kosovar Gëzim Gashi.



Kënga po punohet në Nju Jork ndërkohë që klipi do të xhirohet në Los Angeles.

Modelja seksi nuk ka dashur të zbulojë asnjë detaj më tepër, ndërkohë që na mbetet të shohim se çfarë ka rezervuar Vildanja për të gjithë fansat në ditët në vijim.



(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

5/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë