Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany foli pasi Bayern Munich siguroi zyrtarisht titullin e sezonit 2025-26 në ndeshjen kundër Stuttgartit në javën e 30-të të Bundesligës gjermane. Trajneri belg reagoi me plot lëvdata për ekipin e tij.
Bayerni hyri në ndeshjen e së dielës kundër Stuttgartit duke e ditur se një pikë do të vuloste titullin katër ndeshje para përfundimit të sezonit.
“Ndjehet shumë mirë. Për mua çdo titull është i pari. Duhet t’i shijojmë këto momente sepse pas tyre ka shumë punë. Sezoni nuk ka përfunduar ende. Ka ende trofe për t’u fituar. PSG në Champions League është ndoshta sfida më e vështirë, por para kësaj kemi Leverkusenin", tha ai.
Ndeshja e radhës për Bayernin është në udhëtim në Leverkusen të mërkurën në Kupën e Gjermanisë dhe më pas në gjysmëfinalen e Champions League kundër Paris Saint Germain. Tripleta mbetet një mundësi reale për bavarezët.
Bayern nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë që nga sezoni 2019-20 nën drejtimin e Hansi Flick, por këtë herë duket në një pozicion të mirë për t’i dhënë fund pritjes dhe për të synuar një sezon historik.
Komente







