Violeta Bejleri, zonja që prej 23 vitesh jeton në një kabinë elektrike

Kjo është historia e zonjës që nuk e ka hequr kurrë kapelen. Violeta Mita Bejleri është sot 77 vjeç, por gjatë gjithë jetës së saj, ka qenë aq e lidhur me të bukurën, sa vendosi që veshjen e saj ta pagëzonte përjetësisht me këtë aksesor, duke mbledhur kështu një koleksion të konsiderueshëm kapelesh.  Në një intervistë në studion e ‘’ Rreze Dielli’’ ajo tregoi historinë saj, të mbushur me frymëzim dhe shpresë.

Mirëpo nëse ju duket si një zonjë, e cila jeta e ka trajtuar shumë mirë dhe mund t’ju jetë krijuar përshtypja se ajo është njeriu që jeta ia ka sjellë mbarë të gjitha, në fakt kjo është vetëm sipërfaqja e bukurisë së saj. Pasi ashtu si shumë histori shqipëtarësh, ajo humbi shtëpinë në firmat piramidale dhe sot jeta e saj strehohet në një kabinë elektrike, midis telave dhe kabllove të rrymës elektrike.

‘’ Ishte ai viti, që do thosha Marsi I thyer, i gjakosur i vitit 97’ …..dhe si të gjithë për të rregulluar fëmijët, se me fëmijët jeta merr kuptim. Mirëpo për ata fëmijë bëmë atë gabim. E shitëm shtëpinë, mirëpo firmat u mbyllën, i dërguam në një firmë dhe tani që të merrnim dhe t’i rregullonim me shtëpi të dy djemt, këtu e kishim hallin. Mirëpo humbën sepse ishte fundi, kështu që kanë qenë ditë pa ngjyra. Mendoja t’i jepja ndonjë rreze dielli sepse ishte e vështirë me qera. unë në pension ndërsa im zot vazhdonte punë por ishte e vështirë sepse djali ishte akoma student në konservator. Të rrije me qera ishte e pamundur, pastaj u krijua mundësia, ajo që them unë që më e mira do bëhët. Im zot punonte në elektrikë, ishin liruar këto kabinat, por ki parasysh si ishte një kabinë ku ka një transformator gjigandë. E kishin hequr atë, por ishte…. megjithatë unë I hyra e pastrova vet. Edhe pasaj tër kohën e rregulluam, pastaj gjithnjë mendoja se ka lartësi, që kjo duhet të mbushet që të ketë dritë, që mua sa herë të hy të ndiehem mirë, të kem një dhomë të madhe dhe të shuaj atë pjesë jete, por nuk shuhet…por e dhimbshme. Ne aty kemi 23 vjet ‘ : shprehet ajo.

E pyetur nëse ka menduar ndonjëherë të largohet nga kabina elektrike, ajo shprehet kështu:

‘’ Ishte e pamundur, mundësitë ekonomike nuk na lanë në mënyrë absolute. Doli edhe im zot në pension dhe e pamundur. Shtëpia është jetë. Unë dua të dal në  një mal të lartë dhe të them O njerëz ju lutem mos bëni gabim mos e shisni kurrë shtëpinë. Ore s’ka rëndësi boll ta kesh një shtëpi. Fjala vjen në mënyrë figurative, do dal të lyp, por do ta ha në shtëpi, ku ta ha? Me shtëpinë mos bëni shaka''.

Por, edhe në këtë hapësirë prej 23 metrash katrorë, Violeta ka ndërtuar oazin e saj, duke jetuar cdo ditë me të njëjtin pasion, duke gjetur kënaqësinë aty ku të tjerët nuk e perceptojnë dhe nuk e ndjen aspak peshën e viteve.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve