Violinistja Ina Kosturi rikthen në
skenë kompozitorin e harruar

Violinistja Ina Kosturi rikthen në<br />skenë kompozitorin e harruar<br /><br>
Kompozitori shqiptar i viteve ’20 Kostandin Papajorgji, një emër i harruar i muzikologjisë shqiptare është rikthyer në një koncert në Muzeun Historik Kombëtar. Violinistja Ina Kosturi në nder të 91-vjetorit të premierës së parë solistike, e ka rikthyer Papajorgjin përmes tingujve të violinës së saj në skenën shqiptare.

E veshur me një kostum popullor 100-vjeçar, të qëndisur me fije ari, Kosturi rrëfen motivin e koncertit.

“Ne kemi gjetur në arkivën e shtetit fletën e parë, por ndërkohë kemi menduar që krahas kësaj të bëjmë një kujtim edhe të veprave të vjetra, siç është Nocturni i Papajorgjit, i shtypur më 1925 në Itali. Papajorgji nuk është kujtuar, ka qenë kryetari i Shoqatës së Koleksionistëve, Shpëtim Sala, i cili na dha partin dhe është një pjesë e bukur që duhet interpretuar. Ai ka studiuar në Itali, ne pak e njohim, ndoshta ka dhe vepra të tjera”, tha Kosturi. 

Ndërsa recitali i parë me muzikën e Papajorgjit u luajt në vitin 1926, Partitura e shkruar që në vitin 1925 ruan shënimin “Të drejtat i përkasin autorit”

Në këtë koncert interpretuan edhe instrumentistët Lorenc Radovani, Arian Paco, Arben Basha, Gezim Belegu dhe  sopranoja Emiljana Palushaj. Pas interpretimit ët Nocturnit të Papjorgjit, koncerti Ina Kosturit ka vijuar pas Romancat për violinë e orkestër, fantazitë për violinë e më gjerë. 

[gallery]25092[/gallery]

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat