Vipat një “lidhje” të ngushtë
me xhinset e shkurtra
 

Vipat një “lidhje” të ngushtë<br />me xhinset e shkurtra<br /> 
Xhinset janë një trend që dominojnë dhe preferohen në çdo stinë për komoditetin dhe sensualitetin e tyre.

Por, tashmë janë rikthyer sërish xhinset e shkurtra në këto rreze të para të diellit.

Vip-at kanë treguar se i mbajnë gjithmonë në garderobën e tyre pasi kanë zbuluar këmbët e tyre në këtë fillim sezoni.

taylor swift

E para që është dukur mjaft provokuese e veshur me xhinse të shkurtra është Alessandra Ambrossio, e cila është quajtur edhe “mbretëresha” e xhinseve të shkurtra.

Këngëtarja Taylor Swift është dalluar gjithmonë për elegancën e saj, por me pantallona xhins të shkurtra ajo kalon çdo kufi të sensualitetit femëror.

Këngëtarja ka bërë një përzierje të stilit “casual” duke veshur një bluzë të tipit “marinar” dhe këpucë e çantë elegante.

Aktorja Katherine McNamara i ka veshur të zeza xhinset e saj të kombinuara në stil “rock”.

Ashley Tisdale gjithashtu është veshur tepër sport me xhinse të shkurtra.

Ndërsa, ndër vipat që kanë veshur xhinse të gjatë ka thyer tabu, Heidi Klum pasi i është rikthyer xhinseve të viteve 70’ të gjera në fund.

Një tip xhinsi i gjatë që preferohet shumë është stili “boyfriend” të gjera dhe të çara pjesërisht.

Këtë lloj e ka preferuar Jennifer Lopez, Gwen Stefani, Kelly Rowland, Rihanna, Kim Kardashian, Ana Beatriz Barros, Katie Holmes, Rita Ora.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)