Virusi Ebola,Sierra Leone në gjendje
emergjence, rrezik për gjithë botën

Virusi vdekjeprurës “Ebola”, i përhapur gjerësisht në Afrikën Perëndimore është kthyer në një kërcënim për gjithë botën. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, 672 persona mësohet të kenë gjetur vdekjen, 224 prej të cilëve banues në Sierra Leone. 

Gjendja ka agravuar aq shumë në këtë qytet, sa presidenti Ernest Bai Koroma shpalli sot gjendjen e emergjencës me qëllim frenimin e shpërthimit vdekjeprurës. Koroma tha se epiqendrat e shpërthimit në lindje janë të izoluara, ndërkohë që ka kërkuar ndihmë nga forcat e sigurisë për të zbatuar masat.

Edhe Britania e Madhe ka vënë në gadishmëri strukturat e saj mjekësore. Epidemia, e cila ra që në fillim të këtij viti, u shfaq fillimisht në Guine para se të prekte Liberinë dhe Sierra Leonen, dy vende fqinje që më 23 korrik regjistronin 1201 raste të raportuara me këtë virus, 672 prej të cilëve, vdekjeprurës.

Edhe pse sëmundja është përhapur fillimisht nëpërmjet gjakut, lëngjet biologjike, lëkurën e njerzve ose kafshëve të infektuara, rreziku më i madh duket se vjen përmes pikave kufitare për shkak të lëvizjes së njerëzve. Deri më tani nuk është gjetur një vaksinë për të luftuar virusin. Shkalla e vdekshmërisë së atyre që preken nga ky virus është 90%. Sot kryhet edhe ceremonia e varrimit të mjekut që udhëhoqëi luftën me sëmundjen, Dr. Sheik Umar Khan, i cilësuar nga qeveritarët si “hero kombëtar”.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati