TIRANË- Rubina Muzina, epidemiologe nga SHBA-ja tha se virusi RSV po përhapet me shpejtësi në SHBA, i cili prek më së shumti fëmijë, 0-6 muaj, mirëpo thekson se duhet të kenë një kujdes të shtuar. E ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Muzina tha se kujdesi duhet më i madh pasi simptomat e tij, rrjedhje hundësh, kollë, vijnë në mënyrë graduale jo direkt si te gripi normal.
“Është një nga pjesët e virusit të stinës që çdo vit, çdo fëmijë duhet ta ketë kaluar, është epidemi e trefishtë, po shikojmë rritje shumë më atdhe në Teksas, nuk janë vetëm fëmijët, por edhe të moshuarit, apo ato me imunitet të ulur. Ky virus nuk po qëndron shumë në sipërfaqe, vjen me shenja të ngadalshme, vjen me rrjedhje hundësh, me kollë dhe pastaj përfundojnë me infeksione në mushkëri, e marrin në kopshte shkolla, prandaj nëse është në kopsht mbajeni në shtëpi”, u shpreh epidemiologia.
Duke qenë se nuk ka një trajtim fiks apo edhe një vaksinë, mjekja tha se sapo të shihen shenjat e para, duhet të drejtohen në spital.
“Është virus që nuk ka trajtim, por ka një anti viral që jepet çdo muaj atyre që janë në rrezik. Nuk ka një trajtim, ne po punojmë shumë për një vaksinë, duhet shumë kujdes. Me shenjat e para duhet të dërgohen te mjekja pediatre, kur ka vështirësi frymëmarrje duhet shtrimi në spital”, tha mjekja.
Dyshohet se dhe ky virus ka hyrë edhe në Shqipëri, mirëpo nga ISHP-ja nuk ka asnjë reagim. Dyshimet kanë lindur për shkak të fluksit të shtuar për shërbim urgjence. Bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, kolla dhe temperatura e lartë e cila nuk ulet janë disa nga simptomat kryesore që shfaqen për personat që preken nga ky virus.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4663
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Akuzat se drejtohen nga PS, flet Kulluri i 'Djathtas 1912': Nuk komentoj marrëzitë e Berishës! Nxori edhe presidentin e SHBA të shitur te Rama
14 Janar, 17:57
-
Nis fushata në Kosovë, Hisen Berisha: Kurti erdhi me propagandë, nuk ka ç'ofron më! Kandidati i PDK-së: Vetëvendosja braktisi ish-liderët e UÇK-së në Hagë
13 Janar, 19:51
-
Regjistrimi i Diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Elena Xhina: 3 mijë kërkesa në ditë! Medlir Mema: Kemi shqetësim për përdorimin e ambasadave dhe konsullatave
13 Janar, 19:13
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: Procedura urgjente për ndryshimin e datëlindjes së tij! Akte kriminale nga ai dhe njerëz të shtetit
13 Janar, 17:55
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Zgjedhjet/ Shabani në Report Tv: Në diskutime me Lapajn e Alibeajn për koalicion, s’ka bashkim me Berishën e Metën! Sulo: Duhet një front opozitar
10 Janar, 19:11
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26