"Virusi u krijuar në laborator në Wuhan”… Çfarë fshehin këto fjalë dhe deklarata e virologes Li Meng Yan

Koronavirusi? Jo, nuk ka origjinë natyrore. Ai u krijua në laboratorin e Wuhan, qendra famëkeqe e kërkimit që është vënë në qendër të vëmendjes së opinionit publik për një lidhje të pretenduar me përhapjen e pandemisë Covid. Dhe qeveria kineze, megjithëse ishte e vetëdijshme për të gjitha rreziqet, ka qëndruar e heshtur përballë rrjedhjes së patogjenit nga qendra në të gjithë botën. Për të mbështetur këtë hipotezë, ndër shumë të tjerë ka folur edhe Li Meng Yan

Li është një mjeke që ka punuar në Shkollën e Shëndetit Publik të Hong Kongut, një laborator referimi në vend për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Kur në dhjetor të vitit të kaluar ajo ngriti alarmin për transmetimin, në muajin prill u largua për në Amerikë me pretendimin “për të rritur ndërgjegjësimin për pandeminë”.

Dhe këndvështrimi i saj është i qartë dhe i pafiltruar, edhe nëse për momentin nuk shoqërohet me konfirmime zyrtare: Koronavirusi ka dalë nga laboratori Wuhan, i cili kontrollohet nga qeveria kineze.

“Virusi u krijua atje” -  Zonjusha Li është e bindur për deklaratat e saj, aq sa ajo tha se ishte e gatshme të tregonte prova të pakundërshtueshme mbi origjinën laboratorike të Covid.

Gjatë një interviste në kanalin ITV, Dr. Li shpjegoi se ajo kishte denoncuar qeverinë kineze, duke e akuzuar atë jo vetëm që ishte në dijeni të origjinës së epidemisë, por gjithashtu se I fshehu botës kërcënimin shëndetësor.

Më vonë, Li, duke folur nga një vend i fshehtë për arsye sigurie, ka njoftuar se së shpejti do të publikojë prova të natyrës së vërtetë të virusit.

Midis sprovave dhe dyshimeve

Dyshimet dhe pasiguritë gjithsesi mbeten. Por Li siguroi se "të gjithë, madje edhe ata që nuk janë shkencëtarë dhe nuk kanë njohuri të biologjisë" do të jenë në gjendje të kuptojnë se virusi nuk ka lindur në natyrë por në Wuhan.

Yuan Zhiming, drejtori i Institutit të Virologjisë në Wuhan, mohoi çdo marrëdhënie të mundshme midis strukturës dhe virusit

“Nuk është e mundur që ky virus të ketë dalë nga ne", - tha Zhiming për mediat kineze në muajin prill.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:43
A është e mundur të krijohet Covid në laborator pa lënë gjurmë? Përgjigja e ekspertit Italian

Mikrobiologu Ralph Baric, studiuesi kryesor në botë i koronavirusit dhe një nga ekspertët më të mëdhenj në ndërtimin e viruseve sintetike, tha se prej dhjetë vitesh, dy laboratorët më të përparuar në botë, në Karolinën e Veriut dhe Wuhan, ku shpërtheu pandemia, studiuesit kanë përdorur teknika shumë të sofistikuara të quajtura ‘seamless’, fjalë për fjalë "pa ndërprerje" falë të cilave është e mundur të kombinosh materialin gjenetik të llojeve të ndryshme të viruseve pa lënë shenja në nyjet midis një pjese dhe një tjetre por edhe me ndërgjegje mund të lësh gjurmë, siç ndodhi me virusin SARS në vitin 2015 kur ‘zgjodhëm të linim gjurmë për benefite të inxhinierisë gjenetike’

“Qëllimi ynë i eksperimentit ishte: nëse shfaqet një lloj i ri virusi, a është i aftë të shkaktojë një epidemi apo mund të kalojë nëpër një seri mutacionesh? Ne tani e dimë se ka viruse te lakuriqët e natës që janë programuar paraprakisht për të kërcyer nga një specie në tjetrën”

A mund të ketë dalë SARS-CoV-2 nga laboratori i Wuhan?

Sipas Ralph Baric “Ndoshta nuk do ta dimë kurrë, sepse nuk ka filluar ende një hetimi ndërkombëtar pasi edhe shumë të dhëna nga laboratori i Wuhan tashmë janë zhdukur. Sipas një portali që monitoron bazat e të dhënave shkencore të Kinës, të dhënat nga laboratory i Wuhan ishin të paarritshme që më 12 shtator 2019. Pse? Çfarë eksperimentesh janë bërë në Wuhan? Nuk e dime por ajo që është e mundur dihet, është e mundur të krijohet një virus në laborator pa lënë gjurmë”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen