Vishaj në Report Tv: Kushtetuesja s’ngrihet me urdhër ambasadash dhe emra anonimë! Për ngërçin e saj e ka fajin KLGJ

Avokati Sajmir Visha tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund të ngrihet brenda këtij viti, pasi në krye të saj nuk mund të vijnë emra anonimë, por duhet juristë me eksperiencë. Në emisionin "Repolitix", Vishaj tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund të ngrihet me urdhra ambasadash, duke iu referuar këtu deklaratave të të ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së, për funksionimin e saj brenda 31 dhjetorit 2020, pasi siç thekson Vishak Kushtetuesja dihet përfaqësuar nga emra të njohur të gjyqësorit.

"Nuk ngrihet gjykata kushtetuese as me urdhër ambasada, as me urdhër politik. Pa gjykatë të lartë nuk ka gjykatë kushtetuese. Gjykatë kushtetuese duhet të jesh aktor i pushtetit gjyqësor. Që të zgjidhesh në kushtetuese duhet të jesh juristë me eksperiencë. Ne sot kemi anonimë. Nëse do ecim me urdhra që duhet të ngremë kushtetuese brenda dhjetorit, do gabojmë. Nuk është faji i as i maxhorancës as i opozitës dhe as i presidentit. Deri më sot nga lista kuvendi me 3 gjyqtar ata kanë miratuar dy. Kurse te presidenti sot akoma mungojnë dy emra. Nuk mendoj se në kushtetuese duhet të na përfaqësojnë emra anonimë. Unë mendoj se KLGJ që ka një anëtar që vijnë nga pushteti gjyqësor", tha Vishja";

Për avokatin vendosja në ngërç e Kushtetueses është faji i KLGJ që pranoi dorëheqjen e 7 anëtareve të Gjykatës së Lartë dhe nuk i lejoi që ato të qëndronin në detyrë deri sa të zëvendësoheshin. Mungesa e saj tha Vishaj sjell dhe ngërçin në Kushtetuese pasi krijimi i institucioneve vjen zinxhir.

' Është faji i KLGJ që ne jemi pa gjykatë të Lartë që s'kualifikohen profesorët e nderuar dhe zëvendësohet nga këshilltarët. Është ironi e ambasadës. Nuk mundemi ne që me ato kandidatura që janë anonimë. Ajo pranoi dorëheqjen e 7 anëtarëve të gjykatë së lartë. Ata nuk duhej të largoheshin parta se të zëvendësoheshin. Ne sot vuajmë mungesën e gjykatës së lartë. Nuk kemi përfaqësues nga prokuroria e përgjithshme. Nuk kemi përfaqësues të institucioneve", tha Vishaj.

Gjykata Kushtetuese ndodhet në udhëkryq pasi deri më tani janë shpallur dy vende vakante dhe ka vetëm 3 kandidat, në një kohë që duheshin 6 të tillë.  Dy ditë më parë KED përjashtoi nga gara tre kandidatë. Ndërsa konfirmoi Sonila Bejtjan, Altin Binaj dhe Aleksandër Tomën të tre në garë për të dy vakancat, atë të parlamentit dhe të presidentit. Edhe gjatë ditës së sotme Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Yuri Kim dhe Luigi Soreca, kanë zhvilluar një takim me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha, ku vendosën theksin tek domosdoshmëria që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda 31 dhjetorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
Daci: Gjykata Kushtetuese mbahet peng nga mazhoranca! Deri dje kontrollonin KED-në

 

Për juristin Jordan Daci, janë përdorur disa mënyra për të penguar krijimin e Gjykatës Kushtetuese. I ftuar në emisionin Repolitix, ai u shpreh se në këtë çështje nuk ka interes opozita për ta mbajtur peng pasi do ta përdorte politikisht.

Ai tha se Gjykata Kushtetuese mbahet peng tërthorazi nga KLD ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor po mban peng Gjykatën e Lartë. Sipas tij, është mazhoranca ajo që e mban peng ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

"E pengojnë ata që e krijojnë. Mënyra e pengimit të Gjykatës Kushtetuese kanë qenë të shumta. E bllokojnë ata që kanë interes. Opozita nuk ka interes pasi do e kishte përdorur si armë politike. Ajo gjykatë ka treguar që shumica e ekzekutivëve kanë humbur beteja. Është harruar institucioni i Kuvendit. Sekti i Rilindjes, ata e pengojnë. Një vit e pengoi komisioni i ligjeve e bllokoi pasi tha se duhet bërë vettingu në drejtësi. Po të duan ta bëjnë ata, ka një procedurë të përshpejtuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. i gjithë procesi është i ngarkuar nga procese absurde. Gjykata Kushtetuese mbahet tërthorazi peng përmes KLD. Gjykata e Lartë po mbahet peng nga KLGj. Kësaj të fundit iu desh 2 vite për të hartuar rregulloren për anëtarët e ardhur nga magjistratët. KLGJ është një ndër instrumentet që bllokojnë kandidatët e Gjykatës së Lartë. Opozita ka një detyrë për të shporrur këtë mazhorancë që ka bllokuar. KED kontrollohej nga mazhoranca deri dje. Ajo që u betua tek Lana, e çoi Parlamenti. Gjykata Kushtetuese mund të fillojë shqyrtimin e çështjeve por nuk mund të marrë vendim. Edhe sikur mos të ketë ndarje të karakterit politik" - tha Daci.

Në anën tjeër, juristi Plarent Ndreca u shpreh se ngritja e kësaj gjykate kërkon kohën e vetë teksa hoqi dhe "përgjegjësinë" nga mazhoranca duke deklaruar se aktori kryesor është KED.

"Nevoja për të pasur një Gjykatë Kushtetuese është një kërkesë politike, presioni i kohës është politik. Ne duam një Gjykatë Kushtetuese, por nuk bazohet domosdoshmërisht në procese. Unë kam dashur 7 muaj për tu verifikuar në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë. Mazhoranca ka vullnet pasi ka bërë gjithë këtë reformë në drejtësi. Presioni amerikan është për të gjithë aktorët. Nuk është aktor kryesor mazhoranca, por është KED. Me 5 anëtarë fillon vendimarrja. Për një pjesë të çështjeve në Gjykatë Kushtetuese, mund të merren vendime dhe me 5-6 anëtarë. Ndërsa për të marrë vendim në themel duhet plotësuar e plotë" - tha Ndreca.

I.K/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Servili: 26/11/2020 13:12

    Prototipi i servilit dhe mungeses se formimit profesional eshe ky Daci,duke mbrojtur veprimet perverse te Ilir Metes per te vendosur nje zhgarravine si Sonila Bejtja,vetem e vetem per te mbrojtur veten nga vjedhjet dhe abuzimet e tmerrshme me pushtetin, eshte demi me i madh qe mund ti behet vendit.

    Përgjigju
  • TA RRRAS LALA: 26/11/2020 09:07

    O daci baci kinez po çfar pengimi flet ti ? Po a e ke par mut metën se çfar ka emruar në ktë gjykat ? Apo kto gjëra si shikon ti o daci baci kinez. Ky ilir kak muti do që të jet i sigurt mos të shkoi në burg e të mbaj gjën e vjedhur o daci baci. Po zaten prandaj është Shqipria në ktë gjëndje se ka njerëz si puna jote o karoqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork/ Guri-tabelë i gdhendur i Dhjetë Urdhërimeve del në ankand, është 1500 vite i vjetër!  (VIDEO)

Nju Jork/ Guri-tabelë i gdhendur i Dhjetë Urdhërimeve del në ankand, është 1500 vite i vjetër! (VIDEO)