Gazetarja Kozeta Kurti është përfolur për konfliktin që pati me këngëtaren Ronela Hajati. Kjo e fundit u shpreh për Kurtin që nuk e njihte dhe nuk e kishte idenë se kush ishte. Mirëpo ditën e sotme na ra në sy një koment pikant i gazetares në një nga postimet e publikuara nga moderatorja e famshme.
Në një video Aulona Musta shfaqet me bikini dhe me një rrjetë të hedhur sipër. “S’po mbaron kjo vera se mbetëm me rroba banjo,”- shkruan Musta krahas postimit të saj.
Postimi i moderatores Aulona Musta
Pikërisht tërhequr nga ky përshkrim Kozeta ka komentuar: “Po ik o vishu se le nam! Bëhu prind i përgjegjshëm,”- dhe e ka shoqëruar komentin me disa ikona duke qeshur, gjë që na lë të kuptojmë se është një shaka.
“Ja o motër, duro dhe një muaj, sa të vesh xhaketën e parë dhe direkt do bëhem prind i përgjegjshëm,”- ja kthen moderatorja me humor.
Komentet mes Aulona Mustës dhe Kozeta Kurtit