Visjan Ukcenaj: Nëse do isha grua, këtë koleg do e merrja për burrë…

Është padyshim një nga aktorët më të mirë të humorit në Shqipëri dhe e kemi parë në show-t më të suksesshëm argëtues, në rolin e personazheve të ndryshme.

Së fundmi, në spektaklin më të ri të humorit në Klanifornia, Visjan Ukcenaj është kthyer në një prej arsyeve pse njerëzit ‘gozhdohen’ para ekranit të shtunën mbrëma.

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” Visjani ka treguar se po eksploron brenda vetes për të krijuar personazhe të reja. Ai flet edhe për marrëdhënien me kolegët e Klanifornia-s, me një pjesë të mirë të të cilëve, ka punuar edhe më herët. Një nga kolegët të cilin vlerëson më shumë, është Egi, për të cilin me humor thotë se nëse do ishte grua, do ta zgjidhte për burrë.

Pjesë nga biseda:

Komento me një fjali se çfarë mendon për aktorët dhe si po ndihesh me aktorët e rinj?

“Albano Bogdo- Më mir mos ta kesh komshi, është i tmerrshëm, nuk e di si ia bëjnë ata që jetojnë afër tij.  

Olsi Bylyku- Olsin e kam njohur që para se të vinte tek ne, kemi bërë edhe 2 këngë që nuk i kemi publikuar kurrë sepse mendojmë që i iku koha, është një djalë i talentuar, shumë i mirë kam shok të mirë.

Vëllezërit Veshaj: Binjakët e ish “Al Pazar” i kam shokë të dy, se mund të kesh shok vetëm njërin, që pas lindjes së djalit vizitojmë njëri tjetrin edhe nëpër shtëpi, kemi marrëdhënie shumë të afërt, janë djem të talentuar.

Delinda dhe Eliona: Delindën e kam patur shoqe kursi për 5 vite, kemi luajtur bashkë, kemi kaluar shumë kohë si kolegë, u ndamë njëfarë kohë ajo në Portokalli, unë në Apartamentin 2xl, është një nga aktoret që bën karakteret më të mira deri tani për femra, është shumë e talentuar. Eliona është një vajzë shumë e mirë shumë e kulturuar dhe e sjellshme, ndoshta paragjykohet nga opinion publik, por është shumë e mirë.

Egi me Julin: Kolegët e mi prej vitesh, dhe tashmë edhe shokët e mi. Egi një djalë që po të isha grua do ta merrja për burrë, Juli bën shumë për të tjerët, përpiqet të ndihmojë edhe për gjëra jashtë profesionit, talenti i tij është i padiskutueshëm. 

Gaz Paja: Ka bërë pafund karaktere që mbesin në memorie, e kam njohur për herë të patë gjatë shfaqjes “Darka e Lamtumirës”, shprehet aktori i humorit.

D.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut