Visjan Ukcenaj për rolin e 'laçjanit': Kam punuar që të mos jetë kopje e Bes Kallakut (VIDEO)

Visjan Ukcenaj është një ndër aktorët më të njohur në Shqipëri dhe prej vitesh një nga personazhet më të dashur të spektakleve të humorit në vend. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Visjani ka treguar se impakti i njerëzve ndaj personazheve të reja që ai po sjell në spektaklin e humorit “Klanifornia” është shumë pozitiv dhe kjo e shtyn atë të eksperimentojë edhe më tej për të gjetur personazhe që njerëzit do t’i mirëprisnin.

Shumë i përfolur ka qenë edhe roli i ‘laçianit’ për të cilin Visjani thotë se ka investuar shumë. Edhe pse të dy kanë krijuar personazhe të ‘laçianëve’ Visjani  sqaron se mes tij dhe Bes Kallakut, nuk ka asnjë rivalitet dhe se personazhet e tyre janë të ndryshëm.

Nuk kemi asnjë rivalitet me Besin. Sfida ka qenë e imja, Besi e ka bërë para meje një 'laçian', është një personazh shumë i suksesshëm, dhe sfida ime ishte të bëja një personazh që nuk ka lidhje me Besin dhe po t’i vësh bashkë, janë të ndryshëm. Besi është një mik i mirë, më vjen keq që kjo që ndodhi (ngjarja e tërmetit) i preku dhe filmin,por do ta rikëmbi.” shprehet Visjani.

Ai ka folur edhe për familjen e tij. Të jesh baba, për të është dhuratë dhe fat, por shton se detyra e prindërimit është një përgjegjësi shumë e madhe.

“Të jesh baba është një dhuratë dhe fat. E bëj detyrën e babait me shumë dashuri e përkushtim, për të rritur një fëmijë të denjë, për t’i dhënë maksimumin e dashurisë, pse jo edhe të bëj maksimumin për t’i mësuar çdo dimension të jetës. Tani jam 100 fish më shumë i përkushtuar në familje.”, shprehet në “Rreze Dielli” Visjan Ukcenaj.

D.M./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 06/12/2019 19:44

    Ky quhet Kallak ndersa dukuria, kallakëri Kallakëri e gjallë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor