Vitet në burg/ Rrëfimi i Muho Asllanit: Fatos Nano ishte finok, ja si favorizohej nga policët e Berishës

Vitet në burg/ Rrëfimi i Muho Asllanit: Fatos Nano ishte finok, ja si favorizohej nga policët e Berishës

Fatos Nano në kohën e burgut

Ish-anëtari i Byrosë Politike, Muho Asllani shprehet se Fatos Nano favorizohej në burg pasi ishte i vetmi që kishte dhomë, ndërsa të tjerët ishin 5-6 në të njëjtin ambient. Asllani thotë gjithashtu se ish kryeministri Nano lejohej që të mbante bashkëshorten nga e premtja deri të hënën në ambientet e burgut.

“Fatos Nano, Sali Berisha, Hasan Banja, Gramoz Pashko, Skënder Gjinushi kanë qenë një grup specialistësh të fushave të ndryshme që kanë dalë shpesh dhe jashtë shtetit, kryesisht në Francë dhe janë kualifikuar sepse ishin studentë të shkëlqyer, por dhe pse ishin edhe nga familje të mira. Babai i Fatos Nanos, Thanas Nano, ka qenë drejtor i Radio Televizionit, shok i Enver Hoxhës. Ka qenë njeri i zoti. Fatosin e kam takuar disa herë kur ishte zëvendës i Nexhmije Hoxhës kur kishim diskutime për çështjet ekonomike në bujqësi”, thote Asllani.

Sipas tij “Por Fatosi që në atë kohë e kishte pak qejf pijen alkoolike, por nuk ekspozohej sepse ishte finok. Me Fatos Nanon kemi qenë bashkë edhe në burg. Në Bënçë ai kishte një dhomë më vete, kurse ne të tjerët rrinim nga 5-6 persona në një dhomë. I bënin shumë favore policët e Berishës. Bashkëshortja, Rexhina, një grua shumë e mirë, vinte të premten në burg dhe ikte të hënën, ndërsa i biri vinte bashkë me të ëmën dhe rrinte në hotel në Tepelenë” tha ai, shkruan Panorama. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA.: 18/06/2018 02:28

    Nuk JU Shua fara juaj.Spiuna EDHE te vellezerve e MOTRAVE .PRISHES FAMILJESH. ME TE POSHTER SKA PARE NJEREZIMI .BINJAK TE KIM JONGUT QE PIU GJAKUN E XHAXHIT TE VELLAIT .NJE VAKSINE JU "QERON "SHERON JUVE. VACCINA TRUMP.

    Përgjigju
  • Xhemili: 18/06/2018 02:11

    Fatos nanon e mbaj mend qe ne fillim te karieres politike ku ju Be prezantimi si ekonomist I zgjuar dhe I zgjuar eshte dhe finok gjithashtu prandaj kishte dhome me vete kurse muho asllani kishte qene karrocier prandaj naturist do ta kalonte kohen e burgut veti I gjashte me nje dhome

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë