UASHINGTON – Sulmet kibernetike dhe spiunazhi informatik do të shtohen vitin që vjen dhe grupet ekstremiste do të rrisin ofensivën e tyre në këtë fushë, paralajmëroi sot eksperti amerikan mbi sigurinë në intenret, “McAfee”“Spiunazhi informatik do të vazhdojë të intensifikohet. Ata që janë tashmë fuqishëm të vendosur në këtë sektor do të bëhen më të frytshëm në mbledhjen e informacionit, ndërkohë që të ardhurit e rinj do të kërkojnë mënyra për të vjedhur para dhe për të mundur kundërshtarët e tyre”, shpjegon “McAfee” në një raport.
Sipas analistëve, disa grupe ekstremiste dhe organizata shtetërore fillimisht do të përdorin rrjetet informatike duke lëshuar sulme që bllokojnë shërbimet apo duke përdorur logjistika të dëmshme që godasin “hard disk”-un e shënjestrave të tyre.
Njëkohësishtë, kriminelët kibernetikë do të perfeksionojnë metodat që u mundësojnë që të hyjnë hajdutshe në rrjetet e viktimave të tyre dhe të marrin të dhëna pa u vënë re, më pas që t’i rishesin ose t’i përdorin në një moment të caktuar, theksohet nga “McAfee”.
Por autorët e raportit paralajmërojnë se piratët do të sulmojnë pa asnjë dyshim objektet dhe instrumentet e jetës së përditshme të lidhura me internetin, qofshin këto në bujqësi apo në sektorin e shëndetësisë.
“Me rritjen e pajisjeve të lidhura me internetin në spitale, rreziqet që informacione që mbahen nga këto objekte të zhduken është gjithnjë e më i madhë”, shkruhet në këtë raport.
“Madje këto të dhëna, kanë shumë më shumë vlera se sa të dhënat që ruhen në një kartë krediti në sytë e piratëve informatikë”, paralajmëron “McAfee”./
/Shqiptarja.com