Viti i ri akademik, Meta: Jeta universitare është goditur nga vendimet e qeverisë shqiptare

Viti i ri akademik, Meta: Jeta universitare është goditur nga vendimet e qeverisë shqiptare

1696234912_1695203651ilirmeta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka uruar suksese studentëve në nisje të vitet të ri akademik. Në një postim në ‘Facebook’, Meta shkruan se jeta universitare është goditur vendim pas vendimi, nga qeveria shqiptare.

"SUKSESE studentëve dhe stafeve pedagogjike në nisjen e këtij viti të ri akademik. Urimet më të mira për arritje të reja e më të mëdha për të gjithë ju, teksa sytë tanë janë të drejtuar tek universitetet e Shqipërisë, të cilat duhet të jenë djepi i mendimit shkencor, i mendimit kritik profesional dhe i zhvillimit të gjithanshëm. Çdo qytetar i jep shoqërisë nga vetja duke e formësuar atë, por askush më tepër se studentët. Studentët janë shpresa dhe vetë e ardhmja e transformimit social, ekonomik e kulturor të Shqipërisë.

Jeta universitare është goditur vit pas viti, vendim pas vendimi, nga qeveria shqiptare. Në një kohë kur vendet Europiane e mbështesin arsimin universitar, kërkimin shkencor, inkurajimin e zgjerimit të profesoratit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa destruktivë për të tkurrur auditoret dhe kontrolluar profesorët. Etja për dije e studentëve shqiptar dhe talenti i jashtëzakonshëm i tyre për të kaluar kufijtë na mbush me optimizëm për ndryshimin e Shqipërisë, që pasurohet nga gjenerata të reja të arsimuara, gati për të qenë brezi i ri i ekonomistëve, inxhinierëve, mjekëve dhe drejtuesve të shtetit tonë.

Të gjithë bashkë duhet të bëjmë gjithshka për lirinë akademike, për uljen e kostove të arsimit universitar dhe rritjen e fondeve, që shkojnë nga buxheti i shtetit për formimin profesional e shkencor të brezit të ri. Të jemi një aleancë e fortë dhe pa kompromis përballë arrogancës së pushtetit, që i ka bërë të rinjtë dhe studentët të mendojnë më së shumti për emigrimin, e të ringjallim shpresë për një Shqipëri, që i përgjigjet ritmit të ambicieve legjitime të studentëve të saj. Mbarësi në çdo hap drejt dijes", shkruan Meta. 


Lajmi kryesor:

Viti i ri akademik, Mjekësia bojkoton mësimin! Studentët protestë kundër punësimit me detyrim: Ligjin e çojmë në Kushtetuese, s'bëjmë kompromise


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'