TIRANË, 12 Shtator/ATSH/-Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë gjatë këtij viti arsimor, do të marrë masa të plota për organizimin dhe drejtimin e shërbimeve të policisë, krijimit dhe konsolidimit të një dimensioni të ri, në drejtim të marrëdhënieve, Polici-Shkollë-Komunitet.
Vendosja e rendit, qetësia publike, zhvillimi normal i proçesit mësimor, në shkollat e të gjithë niveleve në qytet, Komuna dhe Bashkitë e Qarkut të Tiranës, janë disa nga synimet.
Një plan i posacëm masash,është hartuar për datën 15 shtator, ku janë ngarkuar me detyra specifike strukturat Kundër Krimit të Organizuar dhe Kundër Krimeve ndaj Personit, me qëllim ndjekjen në vazhdimësi të problemeve të kriminalitetit.
Ndërkohë nga strukturat e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, do të synojnë rritjen e sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve pranë shkollave dhe do të bashkëpunojnë me drejtuesit e shkollave, institucioneve arsimore dhe Organet e Qeverisjes Vendore, të cilët do të planizojnë shërbime të policisë rrugore në afërsi të godinave të shkollave në sistemin parauniversitar.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, për mbarëvajtjen e procesit mësimor, kërkon të bashkëpunojë me qytetarët dhe mediat, për sensibilizimin qytetar në drejtim të respektimit të normave ligjore, që kanë të bëjnë me sigurinë publike./a.r/./a.g/
/Shqiptarja.com