Viti i Ri, origjina dhe karakteristikat e tij

Viti i Ri, origjina dhe karakteristikat e tij

Foto Ilustruese

Viti i Ri është një festë që festohet në mbarë botën. Por nga e ka zanafillën kjo festë?

Hipotezat për këtë festë për kohën dhe mënyrën se si festohet janë të ndryshme.

Viti i Ri të cilin e festojmë ne dhe shumë vende tjera të botës bie më 1 janar dhe i takon kalendarit gregorian si vazhdim i kalendarit romak.

Ndërkohë Kina, Japonia, India, Vietnami dhe vendet islamike e përdorin kalendarin lunar, kalendar ky i cili bazohet në lëvizjet e hënës rreth tokës, dhe datat e festimit dallojnë dukshëm nga njëra tjetra.

Disa Vitin e Ri e festojnë në pranverë me mbjelljen apo rritjen e të korrurave ose në vjeshtë për të festuar mbledhjen e tyre.

Në kulturën perëndimore bredhi i stolisur, babagjyshi dhe dhuratat janë karakteristike.

Tradita e bredhit ka orgjinë antike. Mendohet që egjiptianët e kanë kultivuar gjatë traditën e vendosjes së bredhit në shtëpi gjatë dimrit për të simbolizuar triumfin e jetës mbi vdekjen.

Romakët po ashtu e adhuronin bredhin dhe e festonin stinën e dimrit në nder të zotit të bujqësisë që njihej me emrin Saturnus.

Traditë e tyre ishte që shtëpia të zbukurohej me drunj të gjelbër, drita si dhe të shkëmbenin dhurata.

Në mesjetë, gjermanët dhe skandinavët vendosnin bredha jashtë dyerve të shtëpisë si simbol shprese për pranverën e ardhshme.

Dhënia e dhuratave që në shumë vende perëndimore është traditë e festës së krishtlindjes, tek ne praktikohet kryesisht gjatë festës së vitit të ri dhe vetëm për fëmijët.

Sa i përket ushqimit shumë europianë, për shembull, hanë lakër ose zarzavate të tjera për të siguruar prosperitet në vitin e ardhshëm, ndërsa njerëzit në jug të Amerikës preferojnë bizelet për fat të mirë.

Ndërkohë ushqimet tradicionale që nuk mungojnë kurrë në tryezat e shqiptarëve janë përsheshi dhe mishi i gjelit të detit. Përsa i përket ëmbëlsirës kryesisht është bakllavaja, që shumë njerëz preferojnë ta përgatisin vetë në shtëpi.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë më njëlloj për të gjithë

Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë më njëlloj për të gjithë