Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut/ Ekspozohet harta e rrallë detare, Rama: Sjell veprën e gjallë të heroit tonë

Në mbyllje të jubileut për vitin mbarëkombëtar të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeut, në 550-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, kryeministri i vendit Edi Rama ka prezantuar hartën detare të vitit 1455 (SHIKO KËTU).

Harta e siguruar nga Biblioteka Qendrore e Romës, është sjellë në Shqipëri nga Alberto Cutillo, ambasadori i Italisë dhe do të ekspozohet deri më a5 dhjetor në Qendrën për hapje edhe Dialog në Tiranë. Harta detare është realizuar në vitin 1455, nga hartografi gjenovez, Bartolomeo Pareto për Papën Nikolla V. Harta do të ekspozohet për dy javë në Qendrën për hapje edhe Dialog në Tiranë. Harta e cila daton që më 1455 dhe që  ishte e zhdukur për 2 shekuj e gjysmë dhe u gjet më pas në një depo dhe në terriorin shqiptar ka përdorur toponimin “Scandrebeco”.

Gjatë fjalës së tij para prezantimit të hartës, kryeministri Rama dha lajmin se në katin e poshtëm të godinës së Kryeministrisë po ndërtohet muzeun historik i saj ku edhe do të vendosen të gjitha dhuratat e bëra.  

Më tej, kryeministri Rama citoi Fan Nolin, i cili shprehej se nëse shqiptarët vërtetojnë dokumentarisht saktësinë e tri fushatave të sulltanëve të Krujës dhe dështimin e tyre atëherë ne kemi vërtetuar se gjithë historia e shkuar për Skënderbeun është e vërtetë.

Artifakti që do të shikoni, një hartë në një lëkurë viçi ende të palindur është më shumë se një vepër. Ajo e sjell veprën e Skënderbeut të gjallë. Nëse Skendërbeu do të kishte qënë një mit pas vdekjes në një vend të atij për të cilin e njohim, ky emër nuk do të ishte shkruar.

Edi Rama, kryeministër

Në mbyllje të fjalës së tij, Rama iu referua përshkrimit të Papës për heroin tonë kombëtar: "Ne kemi pastur një mendim të mirë për fisnikërinë tënde. Qofsh shembull për të gjithë princat e krishterë. Pas fjalës së Romës  çështja është e mbyllur."

1543347792_fotoharta.jpg

Harta detare në të cilën është shkruar emri i heroit tonë kombëtar, Gjergji Kastrioti Skënderbeu

Harta e cila daton që më 1455 vizualizon elemente dekorative dhe shenjon vende me interes të posaçëm; rrëfen një bashkëkohësi ngjarjesh historike, në mënyrë të veçantë trysninë osmane në Europë, e posaçërisht në gadishullin e Ballkanit.

Para se të shkonte tek biblioteka e Tomës ishte zhdukur për gati dy shekuj e gjysëm dhe ishte ruajtur nga jezuitët. Ajo që godet mes shumë vendeve është një gjë që u ka shpëtuar shumë studiuesve, në mes të Ballkanit toponimi “Scanderbeco”. Kemi të bëjmë me një fakt epokal, që Skënderbeu përgatitej për t’u bërë regjent i Epirit të Maqedonisë. Skënderbeu është një hero europian, është arbër, por u përket edhe serbve, grekëve, italianëve, rusëve, polakëve etj. Ky artefakt nuk e mëdyshon historinë, por përforcon atë që ne dimë.

Artan Shkreli, studiues

Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu la ushtrinë turke në Hungari për të luftuar osmanët nga Kruja në 28 nëntor të vitit 1443. Ndërsa, 2018-ta është shpallur Viti Mbarëkombëtar i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, për 550-vjetorin e tij të ndarjes nga jeta.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë