Viti shkollor në ‘lupën’ e PD-së: Më pak nxënës, më shumë kosto

Viti shkollor në ‘lupën’ e PD-së: Më pak nxënës, më shumë kosto

Merita Bakiu

Partia Demokratike thotë se viti i ri shkollor ka nisur me problematika të shumta, me shkolla të dëmtuara nga tërmeti që ende nuk janë rindërtuar plotësisht, duke bërë që mësimi të vazhdojë me dy turne.

Shqetësimin PD e ngre edhe për kostot e librave si dhe numrin më të ulet të nxënësve këtë vit shkollor.

Sot pas 4 vitesh nga tërmeti i nëntorit 2019, ende nuk janë rindërtuar shkollat e dëmtuara prej këtyre fatkeqësive natyrore. Më e rëndë situata është në qarkun e Durrësit.

Vetëm Bashkia Durrës, raporton për 14 shkolla e kopshte, që ende nuk do të çelin dyert e tyre ne vitin shkollor 2023-2024 dhe se më shumë se 7200 nxënës, do të bëjnë mësim me dy turne. Po ashtu në Tiranë duke filluar nga shkolla “Emin Duraku”, “Musine Kokalari” dhe një seri shkollash të tjera do të jenë në rikonstruksion. Ndërkohë që edhe në shkolla të propaganduara si të gatshme për të filluar procesin mësimor, sikundër është rasti i gjimnazit “Partizani” ende nuk jane vene ne funksion. 

Sipas të dhënave të marra deri në datën 8 shtator 2023, rezultonte se “27 mijë nxënës , të regjistruar në klasat e dhjeta dhe krahasuar me një vit rezulton të jenë i 1000 nxënës më pak. Shifrat zyrtare pitet të bëhen publike sot" deklaroi deputetja Merita Bakiu.

PD i kërkon qeverisë të refletojë dhe të marrë në konsideratë propozime konkrete siç janë:
-Rritja e financimit të arsimit, qe duhet të jetë jo më pak se 5% në raport me PPB;
-Rritja e pagave të mësueve në nivelet e premtuar dhe të barazvlefshme me rajonin e më gjerë;
-Krijimi i kushteve më të mira të punës për mësuesit dhe kushteve për nxënësit;
-Rritja e sigurisë së shkollave
-Krijimi i një infrastrukture (ndërtesa shkollore, laboratore, mjedise rekreative etj), për të siguruar një proces mësimor edukativ në nivelet bashkëkohore.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër