Vittorio Sgarbi solidaritet për Shqipërinë në krah të Albës, vajzës së tij italo-shqiptare

Vittorio Sgarbi solidaritet për Shqipërinë në krah të Albës, vajzës së tij italo-shqiptare

Vittorio Sgarbi

Vittorio Sgarbi, politikan dhe personaliteti i njohur televiziv italian ka lidhje të forta me Shqipërinë.

Ai ka një vajzë me një grua shqiptare, këngëtare të muzikës lirike, por Shqipërinë e ka njohur nga babai i tij që e ka tërhequr gjithmonë vendi ynë dhe e ka vizituar atë që në vitet e hershme.

Politikani ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në emisionin “Porta a Porta” ku i ftuar ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe u fol për tërmetin, dëmet e shumta që shkaktoi në Shqipëri e të gjitha përpjekjet që duhen bërë për të rimëkëmbur vendin.

Gazetari dhe personaliteti italian Vittorio Sgarbi ishte në emision së bashku me vajzën e tij italo-shqiptare Alba, e cila e ka ndarë jetën e saj mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kur ra tërmeti, ajo tha se nuk ndodhej në Shqipëri, por shumë shpejt do të vijë sërish në vendin tonë, por dhe të mamasë së saj.

Sgarbi ka rrëfyer kujtimet e tij nga Shqipëria e viteve 80 kur ai ka shkelur për herë të parë, por edhe më vonë në kohën e luftës së Kosovës ku shqiptarët hapën dyert për vëllezërit e tyre.

“Shqipëria për mua është vend i madh dhe nostalgjik, babai im ka qenë në Shqipëri më tregonte për Durrësin për Tiranën, me sytë e tij e shihja si vend të largët, si i mbrojtur nga komunistët kinezë. Ishte komunizëm ndryshe nga ne.

E shihja larg dhe afër. Më pas e vizitova, kam qenë në kohën e Berishës, Fatos Nanos. Kam marrë pjesë, kam qenë gazetari i parë i huaj në Shqipëri.

Në vitet 80 bëra reportazhin e parë. Shkruam me Grazuën dhe Gustavon në Kosovë në Kukës dhe shikoja shqiptarët që i mirëprisnin.

Kosovarët janë shqiptarë të kamur, ata ishin të kënaqur që shqiptarët e pasur vinin tek ata të varfër, ato mercedezët pa targa, ishte e çuditshme. Dhe Shqipëria u kthye në vendin mik, pastaj erdhi Edi Rama, një artist, piktor i rëndësishëm, fatkeqësisht kohët e fundit ka pasur pak kohë t’i përkushtohet.

Ka qenë i ftuari ynë në 'CastellaBate',  ku fitoi një çmim. Është piktor abstrakt.

Kur mora vesh tërmetin u dërgova mesazh shqiptarëve me malet që nuk kërrusen. Në fund të fundit është popullsi e fortë e fuqishme, merita ime më e madhe nuk është ajo e të qënurit baba, mik.

Në fillim konsideroheshin të këqinj. Ishin shqiptarët si rumunët, vrasës hajdutë në vitet 90’, por mua me dukej çudi se unë kam pasur marrëdhënie të mrekullueshme me ta.

Me ambasadorët, por u nis me disavantazh në vitet 90. E imagjinoni kohën kur thuhej, këto janë shqiptarë.. por sot ato janë të integruar, punojnë”, u shpreh Sgarbi.

Kryeministri Rama tha se aktualisht në Itali punojnë 38 mijë sipërmarrës shqiptarë që paguajnë kontribute.

Unë jam shumë krenar dhe Vittorio e di, jemi një popull me shumë të meta në fund të fundit.

Kemi një të mirë të madhe që është në Kushtetutën tonë të parë, Kanunin e mesjetës ku thuhet: 'Shtëpia e shqiptarit është e mikut'. Kemi strehuar më shumë hebrenj dhe asnjë nuk është denoncuar”, është shprehur Rama.

Alba dhe VIttorio Sgarbi

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja