TIRANË- Vittorio Sgarbi ka sqaruar me anë të një videoje deklaratën e tij që shkaktoi shumë debate, ku tha se Bylisi është grek.

Në një reagim të shkurtër nga makina, teksa lexonte lajmin e shkruar nga një gazetare shqiptare, Sgarbi shprehet se i qëndron deklaratës së tij, teksa e cilëson gazetarin që e ka shkruar një gjë të tillë si "injorant".

“Unë e konfirmoj: Byllis ishte një qytet i lashtë Grek i vendosur në Iliri. Mbetjet e Bylisit ndodhen në veri-lindje të Vlorës, Shqipëri. Gazetari shqiptar që ngriti një polemikë të panevojshme është thjesht një injorant i gjorë. E dashur gazetare injorante, turp që nuk e di se Iliria ka qenë e pushtuar nga Greqia në kohën kur është ndërtuar ai teatër, kaq", shprehet Sgarbi . 

 Sgarbi prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri. Ai përjetoi disa momente paniku dhe frike në jug të vendit, rrezikoi të mbytej nga dallgëve të Jonit. Ky moment u publikua edhe në rrjetet sociale, për të cilën Sgarbi e kaloi me humor duke thënë se ishte "një pagëzim shqiptar".