Zëri Amerikës në një intervistë sot me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, tha se kishte informacione që Petrit Vasilit, ish-deputetit të LSI-së i është refuzuar viza amerikane, një fakt që as u pohua dhe as u mohua nga Kryemadhi. Por viza e fundit që Petrit Vasili ka marrë është më qershor 2018, për një afat 3 mujor, kur ishte deputet, dhe nuk dihet nëse refuzimi, sipas informacioneve të VOA-s, të ketë ardhur pas kësaj periudhe.
Në një analizim të të dhënave në vizën amerikane të ish-deputetit ë LSI-së, Petrit Vasili, siguruar nga Shqiptarja.com, mësohen detaje për natyrën e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.
Përmes 6 pikave (1-6) të inkuadruar me të kuqe në foton e vizës kuptojmë arsyen e vizitës, afatin e qëndrimit, datën e skadimit, vendin e hyrjes dhe të dhëna të tjera.
Përkatësisht pika nr. 1, hyrjet e lejuara me këtë vizë; është vetëm 1 dhe jo M për Multiple (Disa herë) pra zoti Vasili me këtë vizë është futur vetëm njëherë në Shtetet e Bashkuara dhe me këtë vizë nëse del nuk mund të futet sërish edhe brenda afatit të kohëzgjatjes së saj.
2. Data e lëshimit të vizës nga Ambasada e SHBA në Tiranë, më 14 qershor 2018 për një afat 3 mujor.
3. Data e skadimit të vizës, 13 shtator 2018.
4. Lloji i vizës, A2, vizë që ju jepet ose kërkohet për diplomatët, zyrtarët e huaj të shteteve dhe stafi i tyre.
5. Shënimet, TDY- që është shkurtimi për Temporary Duty, detyrë të përkohshme si anëtarë i parlamentit shqiptar në një udhëtim zyrtar në SHBA, afati maksimal i qëndrimit 90 ditë.
6. Vula e pranimit nga agjentet kufitar në Shtetet e Bashkuara. Përkatësisht Petrit Vasili ka vajtur vjet në 24 qershor në Ëashingon DC, 10 ditë pas marrjes së vizës.
Lajmi kryesor:
VOA: Petrit Vasilit i kanë mohuar vizën?! Kryemadhi: S'vë dorën në zjarr as për bashkëshortin tim
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.3%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:28
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Frrok Çupi: Ilir Meta mbeti jetim
7 Janar, 16:17
-
Ilir Meta dëshmon mbi 2 orë për lobimin e SHBA-së! Nga 313-ta në SPAK përmes tunelit! Avokati: Ishte bashkëpunues, e sqarues
7 Janar, 10:50
-
Kryemadhi në SPAK e trembur: Nuk flas më para prokurorëve! Ilir Metën nuk e urova për Vitin e Ri, e kanë iluminuar kundër meje
6 Janar, 09:57
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor 2024, 11:29
-
Jakin Marena: ‘Non grata’ heq vizat me SHBA? Absurdi ka emër, Sali Berisha
16 Dhjetor 2024, 19:22