Zelanda e Re planifikon të pranojë 4,000 të afërm të qytetarëve dhe banorëve të Zelandës së Re me origjinë ukrainase, ka njoftuar Ministri i Emigracionit Kris Faafoi.
"Kjo është kategoria më e madhe e vizave speciale që kemi krijuar në dekada për të mbështetur një përpjekje ndërkombëtare humanitare," tha Faafoi.
Nisma do të jetë e hapur për një vit. Aplikantëve të suksesshëm do t'u jepen viza dyvjeçare me të drejta pune dhe fëmijët e tyre do të lejohen të ndjekin shkollat në Zelandën e Re.
Faafoi tha se programi do të lejonte "rreth 1,600 qytetarë dhe banorë me origjinë nga Ukraina në Zelandën e Re, të sjellin prindërit, gjyshërit dhe vëllezërit e motrat e rritura ose fëmijët e rritur dhe familjen e tyre të afërt që banojnë në Ukrainë, të strehohen të sigurtë këtu".
Rreth 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Lajmi kryesor:
Rusët mbajnë 400 pengje në spitalin e Mariupolit! Negociatat rinisin nesër, Kievi: Ka hapësirë për kompromis! Mbërrijnë në Kiev 3 kryeministra të BE! NATO mblidhet më 24 mars









