Vizita e Dendias në Tiranë, mediet greke: Negociata 1-2-vjeçare, para se t’i drejtohen Hagës!
Kryeministri Edi Rama dhe Nikos Dendias
Vizita e ministrit të Jashtëm të greqisë Nikos Dendias është mbyllur me një vendim të rëndësishëm, ku së bashku me kryeministritn Edi Rama thanë se do ti drejtohen Gjykatës së Hagës sa i përket çështjes së detit.
Mediat greke e kanë komentuar këtë vizitë, dhe veçanërisht vendimin. Gazeta greke “Protothema” ka theksuar i ka bërë përshtypje toni paqësor në fjalën e Kryeministrit kur foli për përpjekjet e qeverisë greke për të abroguar ligjin e Luftës. Këtë vendim dhe vizitë e kanë komentuar edhe medie të tjera të rëndësishme greke, si “Ta Nea” apo “To Bima”, hedhin dritë dhe për mënyrën se si palët do t’i drejtohen Hagës. Sipas tyre para se t'i drejtoheshin Hagës duhet të ishin zhvilluar bisedime 1-2-vjeçare mes vendeve.
"Greqia dhe Shqipëria ranë dakord që të dërgojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës divergjencat e tyre në lidhje me përcaktimin e zonave detare. Kjo u njoftua gjatë vizitës së ministrit Dendias në Tiranë, nga ministri i Jashtëm grek dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas informacioneve, përpara se t’i drejtohen Gjykatës së Hagës, Shqipëria dhe Greqia do të zhvillojnë bisedime dypalëshe brenda një periudhe të logjikshme kohore, përshembull një ose dy vjeçare.
Nëse gjatë kësaj periudhe, nuk arrihet një marrëveshje e pranuar nga Tirana dhe Athina, qeveria greke dhe qeveria shqiptare do të vendosin bashkërisht që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në Gjykatën Ndërkombëtare.
Edhe në këtë rast, pritet që të bihet dakord për një afat kohor, për shembull një vit, për hartimin e një artikulli të përbashkët, i cili do t’u dërgohet anëtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, të cilët do të thirren të vendosin për çështjen e mprehtë të demarkacionit detar midis Greqisë dhe Shqipërisë”, shkruhet në “Protothema”.
Newsbomb. gr, shkroi dje se ky vendim ishte i dëshiruar nga Athina zyrtare për të anashkaluar çështjen e mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
66.1%
-
Jo
31.2%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 1176
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
'Ura për Shqipërinë 2030', Rama: Zhvillojmë pronën shtetërore, s’paguajmë më qira! 25 institucione akomodim në kulla, shteti në këmbim të pronës merr zyrat
9 Janar, 10:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 09:51
-
E prodhojmë vetë energjinë? Përgjigjet Rama: Legjendë mediatike! Kur të fitojmë sovranitetin energjitik atëherë po, ulja e çmimit historike
9 Janar, 09:37